top of page
Search

Tik Toku nuk ka vdekur



Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se do të arrijnë një fitore të thellë në Shqipëri dhe diasporë. I pyetur nga gazetarët nëse koalicioni "Shqipëria Madhështore" do të sigurojë fitoren, Berisha u përgjigj shkurtimisht, duke thënë se koalicioni do të shënojë një fitore të thellë, madhështore. 

Berisha theksoi se entuziasmi i popullit është i madh dhe se këtë nuk e kishe parë kurrë më parë, si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj. Kreu i demokratëve tha kjo ka ndodhur falë programit të PD-së, si programi më i mirë që është paraqitur ndonjëherë shqiptarëve. 

Sali Berisha: Jam i bidur që në 11 maj do të jetë një fitore e thellë e koalicionit "Shqipëria Madhështore". Kudo që shkoj ka një entuziasëm të madh te qytetarët që nuk e kam ndjerë më parë, në Shqipëri dhe jashtë saj. Janë disa faktorë përcaktues themelorë: së pari programi më i mirë që është paraqitur para shqiptarëve, së dyti koalicioni më i gjerë në histori, dhe së treti faktori diasporë, që unë e kam shpallur vitin 2025 si viti i Tik Toqut.

 
 
 

Comments


Commenting on this post isn't available anymore. Contact the site owner for more info.
bottom of page