ROBERT PAPA ON MCN
- Fokus nga Robert Papa
- Feb 24
- 2 min read
Papa: McGonigal-it mund t’i hapet dosja për spiunazh, këtu hyn edhe Rama. Nëse fiton PD, non grata bie
E Hënë, 24 Shkurt 2025, 15:22
Gazetari Robert Papa, autor i emisionit “Fokus” tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se dosja e McGonigalit mund të hapet për spiunazh, por jo për çështje për të cilat është dënuar.
Ai theksoi se nëse hapet dosja për spiunazh, aty hyjnë edhe ato që ka bërë me Ramën. Papa thotë se SPAK-u mund ta hapë si dosje sepse dëmi ekonomik më i madh është bërë në Shqipëri.
I pyetur për reagimet e Veliajt për prokurorin nga paraburgimi, Papa tha:
“Një gjë s’e kuptoj, një njeri mediokër, i kapur me vjedhje masive, arrin të komunikojë nga qelia! Ose ia shkruajnë avokatët e tij. Por ai bën një gabim të madh, çdo sharje, çdo intimidim, i kthehet pas. Ai s’e kupton dot. Këtu kur dikush është në izolim s’ka asnjë kontakt me botën e ardhshme. Ai bën jo vetëm presion ndaj tij, por presion ndaj dëshmitarëve”.
I pyetur mbi mundësinë e hetimeve të reja për çështjen McGonigal ai u shpreh:
“Lidhur me McGonigal, këtu nuk dënohesh dy herë për të njëjtin krim. Në qoftë se do hapet dosja për spiunazh, mund të dënohet deri në 25 vjet. Dëmin më të madh e ka bërë në Shqipëri. Ka një teknikalitet, Dumani, apo ministri Manja e merr dosjen. Nëse hapet për spiunazh dosja, edhe ato që ka bërë më Ramën te spiunazhi hyjnë. Ka pasur lidhje të hershme, ka qenë i rekrutuar nga një i KBS-së. Padiskutim SPAK-u mund ta hapë si dosje, sepse dëmi ekonomik më i madh është bërë në Shqipëri. Burimi i parave vjen nga zyra e Ramës. Sepse dihen përgjimet që janë bërë në zyrën e Kryeministrit shqiptar. Dosja është masive. Rama vjet një orë u ndalua në FBI”.
I pyetur mbi emërimin e nëndrejtorit të ri të FBI-së, Papa tha:
“FBI do largohet nga gestapo politike e të majtës. 1500 veta të FBI-së do hiqen nga zyrat qendrore. Do hiqet woke-izmi dhe FBI do kthehet bastion i republikanëve. Musk dhe Trump po pushojnë nga puna personelin në provë, që janë marrë dy vitet e fundit”.
I pyetur a mund të vizitojë Berisha SHBA-të në muajin mars, gazetari u përgjigj:
“Më duket e vështirë, por ka një klauzolë që me vizë speciale mund të vijë gjithkush. Me kryetarin e fushatës së Trump, s’është ndonjë gjë e jashtëzakonshme të hiqej non grata, kur vetë Blinken është non grata. Rëndësi ka që kuotat e tij po rriten, dhe Rama po bie. Me një fitore të opozitës, non grata bie”.
Comments