EDVINI, KELYSHI I SHOROSH APO VELLAI I KUSHNERIT?!
- Fokus nga Robert Papa
- Mar 9
- 1 min read
Gazetari Robert Papa komentoi në studion e MCN përplasjen e fundit mes sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, dhe miliarderit të Tesla-s, Elon Musk. Papa tha se arsyeja e vërtetë është shkrirja e USAID-it.
Trump e ka kundërshtuar. Në mandatin e parë ka pasur leaks. Musk si arrogant ka thënë që Rubio bën mirë vetëm daljet në TV. Sepse ai nuk ka pranuar të largojë diplomatët. Rubio nuk ia fal Musk shkrirjen e USAID-it. Bolton thotë se në këtë çështje Rubio duhej të jepte dorëheqjen sepse gjithnjë ka pasur qasje tjetër. Ka një lloj përplasjeje klanesh brenda kabinetit të nënshtruar të zotit Trump. Rubio është i vetmi që ka autoritet.Trump mbrojti Rubion, por në fund të fundit ç’punë ka Musk në mbledhjen e kabinetit. Ka akuza që ai merr 20 miliardë dollarë në vit. Ai i shikon si bizneset e tij dhe e di si shpëtohet një korporatë. Ka një pushtet të pamasë, aq sa media e majtë e quan pushteti de facto.
Papa tha se nuk përjashtohet një mbyllje e afërt e qeverisë amerikane.
Mund të ketë përkohësisht një mbyllje të qeverisë. Trump kërkon që të ulen taksat për korporatat e mëdha dhe të bëhen shkurtime në buxhet. Në Kongres nuk ka ndonjë shumicë të madhe. Trump thotë që do një beautiful bill. Deri tani e kontrollon situatën. Ai do të bëhet çdo ditë e më i pushtetshëm.
Comments