Busti i Papa Françeskut në Tiranë, servilizëm shpirtëshiturish!

bobi
Nga bobi March 16, 2016 11:00

Busti i Papa Françeskut në Tiranë, servilizëm shpirtëshiturish!

Nga Jakup Krasniqi   Nuk ka asnjë dyshim se për besimtaret katolikë, mbase dhe kombin, Shenjtërimi i Nënës Terezë është një akt i rëndësishëm, është një rast shumë i rëndësishëm për Kishën katolike shqiptare, por çka kjo ka të bëjë me qeveritarët e shtetit laik?! Te cilët nga qytetarët e kanë marrë besimin për t’ua bërë të dinjitetshme jetën tokësore.    Me menaxhuar më pasurinë njerëzore, materiale e kombëtare, pra të menaxhojnë me pushtetin tokësor. Klerikëve të ndryshëm fetarë u është “besuar” menaxhimi me “pushtetin” shpirtëror, ata le të merren me organizimin e menaxhimin e uratave e urimeve që duhet të bëhen me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezë.   Tek ne në Kosovë, flamurin e Urimeve e të përgëzimeve për atë Shenjtërim, i përket kryekreje te parit të kishës, Dom Gjergjit dhe Kishës katolike shqiptare, bile edhe të krishterëve në përgjithësi. Për ketë qëllim para shekujve, diku më herët e diku më vonë, është bërë ndarja e Kishës nga shteti. Ndërhyrjen e qeveritarëve të shtetit laik në ketë çështje e shohë si shkelje flagrante të Kushtetutës. Por tek ne, është bërë udhë shkelja e Kushtetutës nga “kush çohet më herët”.   Nuk mendoj se këto veprime “kurtuazie”, nga qeveritarët tanë bëhen pse ata janë fetarë, bile këta nuk janë hiq fetarë, se po të ishin të tillë do të frikësoheshin nga Zoti, për shkatërrimin që ia kanë bërë ekonomisë së vendit, procesit të privatizimit, të Sistemit të Arsimit, Sistemit të Drejtësisë, të drejtësisë sociale, shërbimit shëndetësor, ambientit hapësinor etj. Këta njerëz, me qeverisjen e tyre rrënuese për vendin, kanë bërë që brenda vitit 2015 nga Kosova të iknin mbi 100.000 qytetarë, e qindra mijëra të tjerëve që presin për të ikur nga kjo pasiguri për punë e jetë, nuk shërohen me urata e urime, e ndaqi as me shenjtërime të kujtdo qoftë, por me krijimin e kushteve ekonomike për një mirëqenie qytetare.    Por, për çka e bëjnë?   Përgjigjja më e shkurtër do të ishte, pse janë servil të pështirë! Problemi është se ky servilizëm është goxha i shtrirë, siç është e shtrirë edhe shpirtëshitja e njerëzve tanë. Për të argumentuar këto që thash, po sjellë dy lajme të këtyre dite. Një kërkesë e shpirtëshiturëve për t’i kthyer në xhami, hapësirat e Universitetit publik, në një qytet që ka mbi 50 xhami?! E absurdi tjetër është ai i zyrës së Presidentit të Shqipërisë (laike), për të ngritur në qendër të Tiranës, bustin e Papa Franceskut?! Unë këto kërkesa absurde nuk i shoh ndryshe veçse një servilizëm shpirtëshiturish!   Madje jo vetëm kaq, por në këto shtetet tona, shqiptarët po i shih si një pakicë mjerave, të strukur e heshtak, të cilët nuk po guxojnë që t’i mbrojnë vlerat e tyre kombëtare! Po ndodhë e kundërta e rilindësve pas gati 200 viteve?! Këto shtete që i kemi, janë vepër e idesë kombëtare!   – See more at: http://www.sot.com.al/opinion-editorial-rajoni/busti-i-papa-fran%C3%A7eskut-n%C3%AB-tiran%C3%AB-serviliz%C3%ABm-shpirt%C3%ABshiturish#sthash.CrXrcSa4.dpufam 6

bobi
Nga bobi March 16, 2016 11:00
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*