Nuland viziton qendrën e refugjatëve në Gjevgjeli

bobi
Nga bobi March 12, 2016 13:05

Nuland viziton qendrën e refugjatëve në Gjevgjeli

Nuland viziton qendrën e refugjatëve në Gjevgjeli

56e29c799e14aë

Nuland viziton qendrën e refugjatëve në Gjevgjeli

Ajo u informuar drejtpërdrejt me sfidat me të cilat ballafaqohen autoritetet maqedonase dhe kushtet në të cilat jetojnë refugjatët.

Gjatë vizitës Nuland shoqërohej nga drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike të Maqedonisë, Gorançe Savovski.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, është diskutuar për situatën aktuale të krizës së refugjatëve, zgjidhjet e ardhshme për t’iu shmangur situatës së tensionuar përgjatë kufijve të rrugës ballkanike, regjistrimin e refugjatëve si dhe mënyrat e mundshme për thellimin e bashkëpunimit mbi trajtimin e fluksit të refugjatëve mes vendeve të prekura nga kriza e refugjatëve.

“Në takim u deklarua se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përshëndesin përpjekjet për zgjidhjen e krizës së refugjatëve dhe se do të vazhdojnë të inkurajojë zgjidhje të koordinuara dhe të plota të fokusuara në respektimin e të drejtave të njeriut si dhe për të promovuar politikat e duhura dhe humane të migracionit”, theksohet në njoftimin e ministrisë së sipërcituar.

Delegacioni i udhëhequr nga ndihmëssekretarja Nuland pritet që të vizitojë edhe qendrën për pritje të refugjatëve në Idomeni, ku gati 15 mijë refugjatë janë të bllokuar që nga dita e hënë, për arsye të mbylljes së “rrugës ballkanike” për refugjatët ilegalë.

bobi
Nga bobi March 12, 2016 13:05
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*