Studimet vërtetojnë vetitë antikancer të aspirinës

bobi
Nga bobi March 5, 2016 12:27

Studimet vërtetojnë vetitë antikancer të aspirinës

aspirin-danas-slavi-100-roendan_trt-bosanski-55810

Të marrësh rregullisht aspirinë për një periudhë të gjatë redukton ndjeshëm rreziqet nga kanceri kolorektal (i zorrës), sipas analizave të kryera nga dy studime të gjera të publikuara që konfirmojnë vetitë antikancerogjene të këtij anti-inflamatori.

Studimet vërtetojnë vetitë antikancer të aspirinës

Këto punime të publikuara në “Gazetën e Shoqatës Amerikane Mjekësore, Onkologji”, sugjerojnë gjithashtu se përdorimi i aspirinës mund të jetë një element me aftësi parandaluese të koloskopisë dhe të teknikave të tjera të ekzaminimit, pa qenë e nevojshme që t’i nënshtroheni.

“Tashmë ne mund t’i rekomandojmë një numri të madh personash të marrin parasysh përdorimin e aspirinës për të reduktuar rreziqet e kancerit kolorektal”, thekson Dr. Andrew Chan, shef i njësisë së epidemologjisë klinike në spitalin e përgjithshëm të Masaçusets, një nga autorët kryesorë të këtij studimi.

Megjithatë, theksoi ai, “në këtë stad, ne nuk jemi në gjendje që të bëjmë një rekomandim të përgjithshëm për përdorimin e aspirinës për parandalimin e të gjitha formave të kancerit”.

bobi
Nga bobi March 5, 2016 12:27
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*