NATO-ja akuzon Rusinë se ka komplikuar zgjidhjen e konfliktit sirian

bobi
Nga bobi March 5, 2016 12:23

NATO-ja akuzon Rusinë se ka komplikuar zgjidhjen e konfliktit sirian

NATO-ja akuzon Rusinë se ka komplik56da8b476ce37uar zgjidhjen e konfliktit sirian

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, ambasadori amerikan Alexander Vershbow, akuzoi Rusinë se ka komplikuar përpjekjet për një zgjidhje në Siri duke bombarduar forcat e opozitës së moderuar ndaj regjimit të Damaskut.

NATO-ja akuzon Rusinë se ka komplikuar zgjidhjen e konfliktit sirian

“Meqë Rusia i ka ofruar një nivel më të lartë të mbështetjes ushtarake presidentit Esad, përfshirë këtu bombardimet ndaj grupeve të opozitës së moderuar dhe duke larguar mijëra civilë nga Halepi dhe qytete të tjera, ajo e ka bërë edhe më të vështirë kërkimin e një zgjidhje afatgjatë ndaj dhunës, të një paqe të negociuar dhe të tranzicionit politik”, theksoi Vershbow në Krakovi, gjatë një konference të organizuar nga Instituti polak për Studime Strategjike.

Duke shprehur shpresën se armëpushimi aktual mund të transformohet në diçka më të qëndrueshme, përgjegjësi i NATO-s vlerësoi se “Rusia mund të përdorë ende influencën e saj mbi Esadin dhe të bëhet një forcë paqeje në Lindjen e Mesme (…) por objektivi final i Moskës vazhdon të mbetet i paqartë”.

bobi
Nga bobi March 5, 2016 12:23
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*