Analistët: Rusia mashtron opinionin ndërkombëtar për ato që bën në Siri

bobi
Nga bobi March 3, 2016 11:57

Analistët: Rusia mashtron opinionin ndërkombëtar për ato që bën në Siri

Analistët: Rusia mashtron opinionin 56d4901f35620ndërkombëtar për ato që bën në Siri

Studiuesi i politikave të jashtme nga Fondacioni turk SETA, Can Acun thotë se bombardimi i forcave opozitare në Siri nga avionët rusë ka sjellë forcimin e organizatës terroriste DAESH në terren.

  • suriye deaş.jpg

 

Studiuesi i politikave të jashtme në Fondacionin për Studime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) Can Acun tha se bombardimi i forcave opozitare në Siri në vend të DAESH-it ka shkaktuar forcimin e pozicionit të organizatës terroriste.

Në një deklaratë për gazetarin e agjencisë turke të lajmeve AA, Acun ka theksuar se Rusia, e cila është përfshirë drejtpërdrejtë në luftën civile në Siri, që nga 30 shtatori i vitit të kaluar e deri më tani ka nisur një valë intensive të sulmeve.

Ai tha se Rusia ka mashtruar opinionin publik ndërkombëtar me thëniet se “po lufton kundër organizatës terroriste DAESH“.

“Kohët e fundit kanë bombarduar kryesisht vendbanimet civile në linjën Halep-Azez dhe si pasojë e kësaj mijëra fëmijë dhe gra janë nisur në drejtim të kufirit turk. Ndërsa DAESH në këtë proces ka mbajtur të fortë linjat e mbrojtjes dhe është përpjekur që të mos ndikohet shumë nga kjo valë. Bombardimet e forcave opozitare nga Rusia, në vend që avionët rusë duhet të godasin DAESH-in, kanë bërë që organizata terroriste të forcojë pozicionin e saj në terren, e cila në rajonin Dejri Zur ka fituar territor në zona të caktuara kundër regjimit. Por veçanërisht në javët e fundit janë vërejtur se që të dy frontet kanë pasur humbje serioze. Me nisjen e sulmeve në shtator 2015 regjimi mbërriti në aeroportin Kuvejrish, që mbahej i rrethuar nga DAESH-i, dhe fitoi një terren të gjerë që i përkiste organizatës terroriste në linjën M15 mbi rrugën Halep-Rakka. Gjithashtu filloi të kërcënonte linjën Rai, Bab, Menbixh, Xherablus, që ndodhej nën kontrollin e DAESH-it. Sërish forcat (Njësitë e Mbrojtjes së Njerëzve) YPG-SDF (Forcat Demokratike Siriane) në saj të bombardimeve intensive të ShBA-ve rimorën sërish nga DAESH-i rajonin Sheddadi në Haseki”, u shpreh Acun.

– Tërheqje taktike

Acun theksoi se pas humbjeve të rënda në muajt e fundit DAESH-i me synimin për të realizuar një propagandë superioriteti u fokusua në operacionet e ofensivës.

Duke nënvizuar se këtë metodë DAESH-i e ka përdorur në mënyrë efektive kundër ofensivave të regjimit në lindje të Humus-it, analisti Acun tha se: “Për të ngadalësuar dhe për të ndaluar përparimin e regjimit në Halep fillimisht DAESH-i sulmoi linjën e furnizimit të regjimin në rrugën Hanasir. Kemi vërejtur gjithashtu se kanë kryer edhe një sulm të ngjashëm në Tel Abjad. Ku me sulmet ndaj Tel Abjad-it javën e kaluar synuan të pengonin trupat e YPG-SDF të zbrisnin më poshtë, më në jug me mbështetjen ajrore të ShBA-ve”.

Analisti i SETA-s, Can Acun duke vënë në dukje se organizata terroriste DAESH është një organizatë pragmatike, e cila përpiqet që të mbajë nën kontroll territoret dhe të mos i humbasë zonat që ajo ka nën kontroll me pretendimin për të krijuar shtet, thotë se në situatat kur ajo pëson humbje të rënda, kryesisht atje ku përballet me sulme intensive të bombardimeve ajrore shpeshherë përdor taktikën e tërheqjes duke u zmbrapsur.

– “DAESH i kushton vëmendje rezervave të naftës dhe të gazit”

Acun pasi shpjegon se Rakka është zemra e DEASH-it, vlerëson se “Qendra e shtabit të komandës së organizatës ndodhet në Rakka. Kjo organizatë terroriste i kushton shumë rëndësi rajonit Rai, Bab, Xherablus, Mnebiç dhe këtë zonë pavarësisht kostos së lartë ushtarake përpiqet ta mbajë patjetër nën kontroll. I kushton vëmendje të veçantë rezervave të naftës dhe të gazit si dhe përpiqet të mbrojë këto zona. Krahas këtyre, organizata i kushton vëmendje edhe linjave logjistike Rakka-Mosul, të cilat nuk dëshiron ti humbasë”.

Acun ndër të tjera pohon se nëse do të kemi parasysh balancat ushtarake aktuale dhe sulmet intensive të koalicionit nën udhëheqjen e ShBA-ve vërehet se është shumë vështirë që DAESH të marrë apo të mbajë nën kontroll Tel Abjad-in.

– “Tel Abjad-i duhet të merret nga duart e organizatave terroriste”

Duke vënë në dukje se për Turqinë nuk ka ndonjë ndryshim nëse Tel Abjad-i kalon nën kontrollin e PYD-së apo të DAESH-it, Acun tha se “Këto rajone duhet të çlirohen pasi të merren nga kontrolli i dy organizatave terroriste dhe ti dorëzohen popullit të Sirisë”.

Gjithashtu Acun ka theksuar se DAESH-i ka pësuar humbje nga sulmet ajrore, por që ende nuk është shënuar një sukses i mirëfilltë në lidhje me këtë çështje. Ai ka shtuar më tej se ofensiva tokësore, e cila shpeshherë vjen në rendin e ditës nuk duket e mundshme në koniunkturën aktuale sepse ShBA-të, përdorin pothuajse si një forcë tokësore organizatën terroriste PYD.

bobi
Nga bobi March 3, 2016 11:57
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*