Kthehu ne faqen kryesore

Kush po e ndërton supërpallatin në hyrjen e Parkut tek Ekonomiku?

Kush po e ndërton supërpallatin në hyrjen e Parkut tek Ekonomiku?

nexhi

PD, përditë, po gërthet për një kend të lojërave për fëmijë që po bën Erion Veliaj. por hesht për një supërpallat tek Ekonomiku nga ana e Parkut në Tiranë. Prej disa ditësh, në hyrje të parkut të liqenit të Tiranës, përballë Fakultetit Ekonomik, po bëhen punime intensive për ngritjen e një pallati, që në fakt deri tani nuk ka asnjë të dhënë. Askush nuk flet, askush nuk tregon, të gjithë politikanët ulin kokat. 

Por, në skenë ka dalë emri i një biznesmeni nga India. Ky fakt është bërë i ditur nga Shqiptarja e cila në numrin e ditës dielë  hapet me këtë kryeartikull.

“Kompania offshore, indiani misterioz, pronar i pallatit tek liqeni” është artikulli i gazetës. Bëhet fjalë për një kompani të regjistruar në Ishujt Virxhin.

Por çudia mbetet se pse nuk reagon PD-ja, e cila i dërgon turmat tek liqeni për Kendin e Lojërave të Fëmijëve dhe mu përpara fakultetit Ekonomik , nga ana tjetër e parkut të liqenit, po gërmohet përditë për të bërë një pallat. Eshtë krejt e palejueshme pasi është pjesë e Parkut Kombëtar dhe nuk lejohet kurrsesi ndërtim e aq me tepër që prish pemët dhe gjithçka të gjelbër. Pse Lulzim Basha hesht apo dikush nga kryesia e PD-së ka marrë premtimin se po heshti selia blu do të përfitojë një apartament luksoz tek pallati që filloi themelet? Po Berisha që bën namin edhe për një letër të hedhur mbi gjoksin e kryeministrit e një fjalë si punë “motre”, pse nuk shkruan apo thotë një fjalë për këtë pallat që i ideua në kohën e tij? Po Edi Rama i cili bëri namin dikur, mos ka marrë apartament në këtë pallat që i ka dhënë lejen e ndërtimit ndërkohë që kishte premtuar se nuk do të kishte ndërtime tek liqeni dhe Parku Kombëtar i Liqenit? Pse nuk flet Erion Veliaj? Apo nuk ka se ç’ti bëj dyshes Rama-Basha për këtë pallat? Po Ilir Meta, ku është?

Çudi e madhe se si heshtin në këtë rast edhe PS, edhe PD, edhe LSI ! Apo ua kanë zënë gojën pronari me apartamentet luksoze që do ndërtohen duke prishur parkun e qytetit?

Kur vjen puna tek interesi personal edhe Edi Rama, edhe Lulzim Basha, edhe Ilir Meta merren vesh !

Fjalët e Shqiptares se pas tij fshihet miliarderi Samir Mane na bëri ti drejtohemi atij dhe ai tha se nuk merret me gjëra apo ndërtime të paligjshme apo që prishin mjedisin. Për mua-tha Mane- le ta prishin pallatin , nëse nuk është konform ligjit. Unë nuk jam pas këtij pallati.

Atëhere kush e ka palllatin që po hedh themelet ku të gjithë nuk flasin, porse të gjithë duhet të protestojnë? Edhe Sazan Guri i mjedisit po hesht !

Kaloni nga fakulteti ekonomik në Tiranë ose nga rruga e Elbsanit, kalojeni paksa ambasaden amerikane dhe shikoni nga Parku, nga pylli ku eskavatorë, makina, punëtorë, etj sillen rreth një grope ku do të jenë themelet e ku për dreq e githë qeveria dhe opozita kanë rënë brenda kësaj grope e zhgrryhen  në erën e baltës ku “indiani =ndërtues (!)” nuk po gjendet, ndonëse thuhet se rri tek Sheratoni e herë-herë përtej TEG-ut.

Ky “indiani” rri e shikon nga një kat afër TVSH dhe qesh e tall trapin me krejt politikën shqiptare. Sa herë bërtasin kundër tij hedh nga një shuk të madh me euro dhe pi puro duke rrufitur kafenë. Dhe qesh duke  thënë “Sa lehtë blihen këta zyrtarët e lartë shqiptarë!”.

Sus i ka bërë edhe Ramën, edhe Metën , edhe Berishën, edhe Bashën, edhe Veliaj!

Ky qenka “indian” i vertetë filmash!