Fushata presidenciale e SHBA dhe ndërhyrja e pazakontë e Ramës

bobi
Nga bobi April 9, 2016 14:06

Fushata presidenciale e SHBA dhe ndërhyrja e pazakontë e Ramës

kac_islami_0
Fushata presidenciale e SHBA  dhe ndërhyrja e pazakontë e Ramës

 

Nga Kastriot Islami  Të jemi serioze lidhur me një ngjarje të pazakontë…dhe shumë të rëndë që ka ndodhur mbrëmë me Kryeministrin Rama…
Unë jam i sigurtë që shumica do të më kritikojnë që unë e marr seriozisht Edi Ramën apo thëniet e tij … që nuk tallem me të dhe nuk bëj ironi me të, duke madje më sugjeruar se mënyra më e mirë në këtë rast do të ishte abandonimi apo thjesht tallja me mbroçkullat që lëshon…
Mendoj se çështja është shumë serioze, shumë më serioze nga ç’imagjinojmë në çështjet e brendshme, çështjet e përditshme që nuk na bëjnë me asnjë lloj përshtypje…dhe kjo çështje nuk ka të bëjë me individin Rama, as me çfarë mendon ai, as me përmbajtjen e qëndrimit apo deklarimit të tij…por ka të bëjë me seriozitetin, rëndësinë dhe vlerën, jetëgjatësinë dhe rolin që kanë marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA…Në një marrëdhënie mbi 100 vjeçare, që zonja Klinton tha se do të zgjasë edhe 100 të tjera edhe 100 të tjera e kështu me radhë askush nuk duhet të marrë guximin të ndërmarrë veprime që dëmtojnë sadopak këtë marrëdhënie, aq më pak për interesa personale….
Përveç Kim Jong I të Koresë së Veriut dhe Lukashenkos së Bjellorusisë, nuk kam dëgjuar apo lexuar qëndrime të drejtuesve të lartë shtetesh në detyrë të ndërhyjnë në fushatën elektorale për President të SHBA, të lavdërojnë apo stigmatizojnë njërin apo tjetrin kandidat….
Nuk më intereson fare përmbajtja e qëndrimit dhe nuk merrem me të, është në favor të njërit apo disfavor të tjetrit…ajo që është shqetësuese lidhet me ndërhyrjen në fushatën elektorale të një vendi siç është SHBA ndërkohë që edhe një vend si Shqipëria është përpjekur që askush të mos ndërhyrjë në punët e brendshme apo aq më pak në momentin e zgjedhjeve…
Unë e konsideroj këtë veprim mungese serioziteti, mungese pjekurie, mungese përgjegjshmërie …të kuptohemi drejt nuk po merrem me përmbajtjen e qëndrimit të individit Edi Rama, por me faktin e ndërhyrjes së Kryeministrit të Shqipërisë në fushatën elektorale të SHBA…
Gjykoj se kjo është shumë e rëndë…
Unë nuk jam naiv po ashtu si edhe shumë të tjerë, të mos e kuptoj përse lëshohet kjo deklarate në një emision të porositur në Kosovës, përse bëhet para vizitës në SHBA dhe takimit me zyrtarë të lartë të SHBA, nga ku mund të vijë kjo porosi dhe përse shërben, por të gjitha këto nuk janë objekt i objeksionit tim…
Jam i sigurtë se administrata amerikane, do të zhgënjehej nga ndërhyrja në punët e brendshme e kryeministrit të një vendi që ka partneritet strategjik për të mos thënë më të rëndën që drejton një qeveri të korruptuar, të implikuar rëndë në kultivimin dhe trafiqet e lëndëve narkotike, një qeverisje të kapur nga krimi, korrupsioni dhe oligarkia…

 

bobi
Nga bobi April 9, 2016 14:06
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*