Si i shpëtuan 3 infermieret amerikane Kadri Cakrani dhe Mit’hat Frashëri

bobi
Nga bobi April 8, 2016 19:59

Si i shpëtuan 3 infermieret amerikane  Kadri Cakrani dhe Mit’hat  Frashëri

6
Nga Robert  Papa
Më 8 nëntor 1943 një avion amerikan i nisur nga Sicilia  për në Bari është rrëzuar në Shqipëri, diku mes Elbasanit dhe Beratit.
Ishin 13 infermiere dhe 13 ndihmës mjekë, si dhe ekuipazhi i amerikanëve.  Komunistët  shqiptarë donin t’i  përdornin si propagandë se amerikanët ishin me ta, dhe i i sorrollatën nëpër male  deri në janar që populli të shikonte që amerikanët janë më partizanët.
Kur kanë mbërritur në Berat, janë pritur me lule si clirimtarë, sepse partizanët shpresonin në një zbarkim të amerikanëve.
Partizanët  kontrollonin Beratin, por gjermanët kanë ndërhyrë dhe amerikanët  kanë mundur të  arratisen  duke hipur në një makinë të vjetër, por 3 infermiere amerikane mbetën  të bllokuara në Berat.
Ishte 15 nëntor 1943. Një natë më para,  kishin shkuar në kinema dhe kishin parë një film Italian. Janë  tronditur nga zhurmët e pushkëve. An Manjes, ishte 32 vjecare; Helen Porter , nga Utahu, ishte 31 vjecare dhe Vilma Litll, ishte  31 vjecare nga  Kentaki.
Pas krismave, cifti që  i kishte mikpritur, Nani dh Goni Karaja, i  ftoi të zbrisnin në bodrumin ku prodhonin verën. Cifti jetonte me njerkën  e Nanit,  Ollgën dhe  Kolin 7 vjecar.
Pas disa orësh janë ngjitur në katin e parë dhe  mësuan se gjermanët dhe ballistët kishin fituar betejën me partizanët.  Sipas  Cate Linerbery,infermieret kanë vështruar nga dritaret levizjet e gjermanëve. Amerikanët kanë dashur të dorëzohen, që të mos iu krijonin problem familjes që i strehoi. Gjermanët dënonin me vdekje. Familja ka refuzuar kërkesën e tye. Vëllai i Nanit, Kici,  shiste verë për gjermanët dhe kishte miqësi me ballistët. Kici iu tha se grupi i ameirkanëve kishte shpëtuar.
Pasdite dy ushtarë gjermanë   kanë hyrë duke  bërë kërmkim në shtëpi. Njëri prej tyre fliste shqip( ose dinte disa fjalë). Kur kane parë infermieret me uniforma ushtarake i kanë pyetur se cfarë jeni? “Infermiere” i është përgjigjur në shqip, njëra syresh. Gjermanët kanë ikur dhe nuk i kana arrestuar. Sipas autores Linerbury,Kici, ngaqë njihej me gjermanët  iu kishte folur atyre. Cate  shkruan: “ Pas dy ditësh Kici kishte shkuar me një shok të Ballit Kombëtar. Pas disa ditësh,  Komandanti i Ballit Kombëtar, Kadri Cakrani, kishte vzituar infermieret amerikane dhe i kishte siguruar se do ti ruanin dhe do t’u plotësonin cdo këkesë. Infermiereve iu dhanë veshmbathje,  sheqer dhe oriz.”
 Nga arkivat e Luftës, del se “Më 6 janar, grupi i amerikanëve kishte  zbritur në Karaburun, 3 ditë para se të largohej me një  motobarkë. Oficerët Smith dhe Palmer ishin përpjekur që të merrnin edhe 3 infermieret në Berat. Oficeri  Mc Addo  i ka thënë Smithit se disa drejtues të Ballit Kombëtar po mundoheshin t’i sillnin infermieret në  Karaburun. Ballistët e zonës,  iu thanë aleatëve se gjermanët mund të arrinin te bazat e tyre te  “Gjiri i Gjyshes” dhe  “Syri i Elefantit.”
Smith ka kërkuar një bazë të re te “Gjiri Ariut” në veri të Karaburunit.. Ndërkohë Skënder Muco, anëtër i Ballit Kombëtar në Vlorë, i kishte thënë se nuk mund  t’i sillte dot infermieret.
Cate sqaron se Smith i ka kërkuar ndihmë ballistit Meto Hodo.  Meto ka shkuar te “Gjiri i Gjyshes”. Meto ishte një nga ata që kishin punuar më Karapicin të ndërtonin rrjetin e bashkjëpunëtorëve të aleatëve.
Cate nënizon se: “Mes përkthimit të Metos, Smith i shkruajti një letër Mid’hat Frashërit, liderit të Ballit Kombëtar dhe Kadri cakranit, komandantit të forcave në Berat. Smith e dinte që infermieret ishin nën kujdesin e tyre.  Ai i shkruan se :”Ushtria Amerikane e di se infermieret janë me ju dhe u bë kohë e gjatë që nuk po vinë dot. Nëse më pyesin për arsyet, do t’u them se  ka munguar bashkëpunimi nga ana juaj.”
Meto, ja ka dhënë letrën një kushurir të tij, Tarë Shyti, i cili nuk kishte lidhje as me partizanët e as me ballistët( ishte dhëndër në Dukat). Sipas Cate Lineberry, Tares i ishin dhënë të  holla për të siguruar letërnjoftimet dhe të blinte veshje civile.
Meto kundërshtoi që t’i binte infermieret në këmbë nga Berati, sepse ai nuk donte të kalonte  nga zonat e partizanëve.
Gjermanët  morrën bazën e “Gjirit të Gjyshes” dhe amerikanët janë larguar drejt dDukatit. Të nesermen kanë pare 6  gjermanë edhe te Gjiri i Ariut.
10 mars. Kishin kalur 6 javë që kur Smith kishte marë urdhërin për te evakuar infermieret por asnjë fjalë. Meto kishte dërguar një korier dhe i siguronte amerikanët se kushuriri i tij do vinte nga casti në cast.
“Nëse kushuriri im nuk vjem me vrini mua”, shkruan Cate
Kadri Cakrani ka vizituar disa herë infermnieret dhe u shqetësua kur  familja strehuese,  i tha se ato kishin vendosur të iknin vet. Një natë i mori me makinë dhe i dergoi të shtëpia e tij për darkë. Nga fillimi marsit ,Shyti kishte mbërritur në  Berat, dhe Cakrani ua kishte spjeguar planin infermiereve. Plan ishte se dikush do ti conte me makine deri afër Karaburnit dhe aty  Smith do t’i hidhte me barkë për në Itali.
Tare Shtyti dher Sulejeman Meco, nje tjeter kushuri i Metos, shkuan dhe u thanë se duhet të dilnin fotografi për leternjoftimet falso. Shyti, i cli jetonte në Tianrëm i kishte siguruar lejekalimet në Tiranë  por gjetën vulat e Bratit. Amerikaneve  iu dhanë emra falso. Littl do quhej Arife Hamitaj.
Komandanti Cakrani dhe shoferi i tij i morrën ne darkë. Kaluan aeroportin ku ishin gjermanët, por ay  u cpua një gomë. Shoferi nderroi gomen. Më 8  mars Meco erdhi me herët dhe infermieret nxituan të visheshin si shqiptare.  Sipas Cate, “Nje kamiocine e vogel i priste jashte me nje shofer nga Balli Kombëtar. Infermiret dhe Meco hipen ne makine. An u ul në sëdilen e pasagjerit dhe  kishte dhe nje pushke te fshehur mes këmbëve per cdo rast. Nga pas i shoqëronte nje maikne me ushtarë të Ballit
Shyti, shoferi i Cakranit dhe nje ushtar i Ballit ishte pas me dy infermieret e tjera.  Makina para humbi sysh, dhe kamiocina e tyre pesoi nje  gome t e plasur. Ndwrsa   shoferi po rregullonte gomwn disa ushtare gjermanw kaluan atypari.
 Cate sqaron se :”Amerikanet ulën shikim poshtw,ashtu si vajzat shqiotare. Syte blu e Porterit nuk duhej te këmbeshin me gjermanët se ata do dyshonin”
Pastaj u nisën por u ndaluan disa herë rruges nga  postblloqet gjermane,por pasi kontrolluan lejekalimet u lejuan.. Ndaluan per te ngrënë dhe burrat qendruan roje duke pare se mos sulmonin partizanët.
 Cate  shkruan se :”Me nje mushkë u afruan te nje shtëpi bazë  e amerikaneve. Fjetwn që të ishin gati për të nesërmen. Smithi ishte të një shpellw  bariu kur mori vesh lajmin se ato po vinin. Shkoi dhe i mori duke i cuar te shpella. Sapo ra nata, Smith i coi te ferma e Xheli Celos, një shtëpi e sigurt qw perdorej nga agjentura amerikane edhe angleze. Ndenjwn disa ore duke pirë caj, derisa Smith tha  do nisemi. Ishte ora e dy e gjusmë e nates, ashtu si shoqet  e tyre ecwn nepër borë qw tw mos i  ndiqnin gjermanet. Në Karaburun arritën pas orws dy tw drekës. Koha e keqe i detyroi tw rrinin te ngujuara nw shpellw. Natwn e fundsit e kaluan te shtrira me batanije plot morra, por ishin tw lira me nw fund.”
 Raporti i Majrorit llojd Smith i OSS ( pararendësja e CIA-s)
19 mars, 1844 ( i fshehur pranë bregut jugperëndimor shqiptar)
 Më datë 19 u zgjova në orën 7.00 nga një reshter anglez shumë optimist. Unë po flija. Ai më paralajmëroi se po afroheshin gjermanët. Vura dorën te revolver gjithë panik. Por ai më tha “Infermieret arritën”. Fjalët e para të Hodos ishin: ‘E shikon djalli e morri. Major a të thashë se kushuriri im do t’i sillte? Fakti se lejelakimet duhej të siguroheshin në Tiranë, e kishte shtyrë ardhjen e tyre. Sulejman Meco qe flet shumë mirë anglisht, i shoqëroi që nga Berati, duke shërbyer si përkthyes i tyre. Infermieret ishin në kushte shumë të mira fizike dhe folën më shumë respekt për kujdesin e treguar nga Balli Kombëtar.
Meco shprehu dëshirën e madhe që oficerë amerikanë të bashkëpunonin me Ballin Kombëtar për t’i përgatitur për aksione  kundër gjermanëve kur ata të lëviznin për t’u larguar nga Shqipëria.
Mes lidhjeve të Hodos në Dukat, siguruam 2 litra  vajguri  që të karikonin baterinë për të cuar  një mesazh me radio. Në darkën e datës 19 shkuam në shtëpinë e  Xhelil Celës. Ikëm në 2.30 të mëngjesit.”
 
 
Gjithe diten tjetër, 21 mars 1944, ndenjën duke pare shiun derisa nje motobarkë e shpejte italiane arriti aty reth ores 11,30 te natës duke sjellë fundin e ditës së tyre te 135 në Shqiperi. Pas 8 ditësh,nga Bari u nisën opër në atdhe, në SHBA
I shpëtuan Mit’hat Fashëri dhe Kadri Cakrani por me trima si Meto Hodo dhe Tare Shyti .
 foto poshte
bobi
Nga bobi April 8, 2016 19:59
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*