Pse nuk zbardhet axhenda e vizitës të kryeministrit në SHBA, por trajtohet si vizitë ilegale?

bobi
Nga bobi April 3, 2016 11:09

Pse nuk zbardhet axhenda e vizitës të kryeministrit në SHBA, por trajtohet si vizitë ilegale?

border-guard-shepherd-dog
Pse nuk zbardhet axhenda e vizitës të kryeministrit në SHBA, sikur të jetë vizitë ilegale?

Megjithëse kanë kaluar dy javë nga publikimi i vizitës së Edi Ramës në Uashington, publikuar nga Taulant Balla, as qeveria dhe as ambasada amerikane nuk po japin një njoftim nëse kjo vizitë do të realizohet apo s’do të realizohet. Gjithçka në terr publik.

Kryeministri megjithëse u mundua në intervistën e Ilva Tares, të pasqyronte si një fakt të pazakontë takimin e me Obamën, u tregua i kujdesshëm të mos jepte asnjë detaj. I vetmi sqarim ishte se do bisedonte me presidentin Obama. Publikimi i lajmit një natë para kongresit, nga megafoni i tij politik, thjesht si thashethem, duket se u përdor si një mjet për të garantuar qetësinë në kongres dhe ti dërgonte mesazh socialistëve se : “ kryetari i tyre është njeriu i amerikanëve”.

Pas kësaj asgjë e re nga fronti i Shtëpisë së Bardhë. Heshtje dhe qetësi nga Gebels Fuga i agjitpropit qeveritar. Asnjë propagandë. Duket qartë që duan të bëjnë kolpo agjitative pasi të mbarojë vizita. Pas kësaj duan të paraqesin gjithë takimin si një mesazh amerikan, se i përzgjedhuri i tyre do të jetë Edi Rama.

Në fakt, vizita ka një shkak shumë të fortë. Strehimi i muxhahedinëve, i cili po shitet shumë shtrenjtë nga vetë Edi Rama. Ky i fundit po rrit çdo ditë peshën specifike të rolit të tij për strehimin e tyre dhe në këmbim një takim i përzemërt me zëvendës presidentin Biden dhe disa shkrepje aparati me presidentin.

Nëse do të kishim një vizitë zyrtare, qeveria shqiptare do kishte publikuar axhendën e plotë të takimit, kush do të jenë anëtarët e delegacionit, oraret kur do të takohen, dtata kur do të takohen dhe kush do të jenë pikat kryesore të bisedimeve. Nëse ka një vizitë zyrtare qeveritare, ku palët do diskutojnë për një marrëveshje midis shtetit amerikan dhe atij shqiptar, padiskutim që pikat e bisedimeve do ishin publikuar ditë më parë, për të prezantuar seriozitetin e takimit.

Deri tani kjo vizitë është një akt ilegal, pa transparencë dhe nëse do i hynim pak teorive konspirative është një qokë që i bëhet Edi Ramës për strehimin e mijëra terroristëve muxhahedinë. Fakti që, edhe kjo marrëvveshje po mbahet e fshehtë, tregon se vizita e Ramës në Uashington është më shumë një qokë, se një raport midis dy shteteve me marrëveshjet përkatëse, ku gjithsecila palë jep kontributin reciprok sipas takatit dhe potencialit që disponon.

Sa për vizitat dhe takimet amerikane, për të cilat spekulojnë politikanët shqiptarë çdo ditë, para ca ditësh ishte në takim me Biden, dhe Jahjaga, e cila dorëzoi këto ditë postin e Presidente
– See more at: http://www.sot.com.al/politike-opinion-editorial/pse-nuk-zbardhet-axhenda-e-vizit%C3%ABs-t%C3%AB-kryeministrit-n%C3%AB-shba-por-trajtohet#sthash.hUEcI3t6.dpuf

bobi
Nga bobi April 3, 2016 11:09
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*