Ne sallen e byrose politike, pd-ja dhe ps-ja, dakord per byrone e “gjoja” hetimeve

bobi
Nga bobi March 23, 2016 11:46

Ne sallen e byrose politike,  pd-ja dhe ps-ja, dakord per byrone e “gjoja” hetimeve

Artikuj të ngjashëm

reforma-ne-drejtesiKomisioni i posaçëm për reformën në Drejtësi ka hartuar një draft të pëlqyer si nga maxhoranca dhe nga opozita për të vendosur Byronë Kombëtare të Hetimit në varësi të Prokurorisë.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura, është arritur marrëveshja, për të cilën pritet të zbardhen më pas detaje.

Në këtë mënyrë Partia Socialiste tërhiqet nga drafti i ardhur nga Qeveria, sipas të cilit Byroja Kombëtare e Hetimit do të ishte në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Ky draft u kundërshtua si nga Partia Demokratike, ashtu edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim, të cilat nuk e pranonin këtë institucion të ri në varësi të Sajmir Tahirit.

PD propozoi dy variante, Byronë në varësi të Prokurorisë, ose si një institucion më vete.

Për gjetjen e dakordësisë për Byronë Kombëtare të Hetimit u angazhuan fort si ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ashtu edhe ambasadorja e Komisionit Europian, Romana Vlahutin.

bobi
Nga bobi March 23, 2016 11:46
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*