Nëse Basha është serioz për një opozitë të vërtetë, atij nuk i duhen qyqarët, por një i vdekur më i gjallë sesa të gjallët

bobi
Nga bobi March 21, 2016 11:30

Nëse Basha është serioz për një opozitë të vërtetë, atij nuk i duhen qyqarët, por një i vdekur më i gjallë sesa të gjallët

Nëse Basha është serioz për një opozitë të vërtetë, atij nuk i duhen qyqarët, por një i vdekur më i gjallë sesa të gjallët
Kryetari i opozitës Lulzim Basha po viziton Shtetet e Bashkuara dhe shkoi sot për meshë në Kishën shqiptare “Zonja e Shkodrës” dhe mirë e bëri. Por po mendoja, për çfarë lutet Basha kur shkon në kishë? Për faljen e mëkateve të shkuara apo për një të ardhme më të mirë për shqiptarët e sfilitur? Thjesht kërshëri… Basha është takuar edhe me shqiptarë të tjerë në Nju Jork, disa prej të cilëve kanë hallin e kazanit që vjen me të qenurit dikur në pushtet dhe pritshmëritë për tu kthyer sërisht rreth kockave të pushtetit. Meqë politika është e pistë dhe çdo manovër që siguron mbështetje është normale për aq kohë sa nuk është e paligjshme, këto gjëra janë të pritshme. Ironia është se këtu ajo që nuk shkon nuk ka aq shumë të bëjë me ligjin, as me politikën, por me etikën dhe moralin. Këta që i lëpihen Bashës sot janë vetëm disa mjeranë, një pjesë e madhe e tyre janë tifozët personalë të Sali Berishës, dhe nuk e kuptojnë se katraurën ku jemi sot e kemi “dhuratë” nga Sala dhe Luli, që e kanë përdorur politikën dhe djathtizmin vetëm si sllogane për përfitime personale.
Basha ka nevojë për ushatarë dhe mirë bën që i përdor mjeranët e Nju Jorkut, por atij më shumë se këta jargaqenët e gjallë, sot i duhet një i vdekur. Po, po, një i vdekur që është më i gjallë se këta të tubimeve folklorike. Ja çfarë i bashkon dhe ndan Bashën me të vdekurin tonë, që është më i gjallë sesa të gjallët:
Sikurse Basha, edhe ky i vdekuri ynë, që është më i gjallë se të gjallët, është lideri i një opozite. Si Basha, edhe ai është këtu në Amerikë. Madje, edhe atë amerikanët e sollën këtu, por nuk ishte jetëgjatë dhe vdiq shpejt për tu bërë i pavdekshëm.
Sikurse Basha, edhe ky i vdekuri ynë, që është më i gjallë se të gjallët, i kishte zët komunistët dhe pjellat e tyre, megjithëse këtu nuk jam i sigurt nëse Basha është anëtar i të njejtit klub. Kjo kërkon garanci që Basha nuk gënjen kur thotë ato që thotë dhe e ka gjithçka seriozisht. Pra, duhet vërtetuar nëse Basha i ka vërtet zët për ideologji shokët e rilindjes mavi-lesheli apo vetëm i urren se i kanë marrë pushtetin.
Pra, meqë ky i vdekuri ynë, që është më i gjallë sesa të gjallët është i djathtë në spektrin politik, nëse do ti quajmë të krahasueshëm, na duhen garanci që edhe Basha është vërtet i djathtë.
Sigurisht që ka edhe dallime më të mëdha, por gjithësesi ky njeri i duhet Bashës nëse Basha është ai që ai thotë se është.
Ndyshe nga Basha, ky i vdekuri ynë, që është më i gjallë se të gjallët, është lider i një opozite të vërtetë. Në fakt ai është lideri i opozitës së parë antikomuniste në Shqipëri. Për këtë s’ka mëdyshje sepse e kanë konfirmuar vetë amerikanët me ftesën që i bënë.
Ndyshe nga Basha, i vdekuri ynë më i gjallë se të gjallët nuk është as i caktuar dhe as benjamin i askujt. Përkundrazi, ai është vetëm shërbestar i popullit të vet.
Së fundi, Basha i ka shkuar atij fare afër sot, një gur sabeje larg kur thotë populli. Vendi ku Basha kërkoi ti falen mëkatet është jo larg nga varrezat, por drejtuesi i opozitës nuk ka patur guximin ti afrohet sepse ky i vdekuri ynë, që është më i gjallë se të gjallët, është shumë i madh dhe Basha shumë i vogël. Ai quhet Mit’hat Abdyl Frashëri.
Pa hamendësuar më shumë për frytshmërinë e një takimi të mundshëm, duhet thënë se ky i vdekuri ynë, që është më i gjallë se të gjallët, është i sjellshëm dhe së paku do ta kishte falenderuar Bashën për vizitën në prag të ditëlindjes. Por më e rëndësishme për Bashën për të përmbushur dëshirën për tu rikthyer në pushtet, një vizitë tek babai i kombit do të ndihmonte të zgjonte elektoratin e djathtë të cilin Basha kërkon të peshkojë. Por ja që shkoi edhe kjo punë.. Se mos Basha është i pari që pas takimeve folkorike kthehet rreth kazanit siç e do “zakoni”? Jo, ka qenë dhe do jetë kështu gjthmonë. Të gjallët e vdekur mblidhen rreth kazanit, ndërsa të vdekurit e gjallë jetojnë madhështorë në përjetës
bobi
Nga bobi March 21, 2016 11:30
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*