Ku e ka Permendoren? Gjergj Fishta, o komunista..!

bobi
Nga bobi March 21, 2016 10:32

Ku e ka Permendoren? Gjergj Fishta, o komunista..!

Ku e ka Permendoren? Gjergj Fishta, o komunista..!

u1_GjergjFishta

Pjerin Ndoci

Tanë jeten e ka shkri.
Me gjak penden e ka lâ
Per ma t’shtrejtën shqypni
Ka shkrue, lâ vepra, por permendore s’ka!

Ku e ka Permendoren? Gjergj Fishta, o komunista..!

Ja tretën eshtnat, e çuejten tradhtar, mallkuen penden e tij, e vranë per’se dekunit. Mallkuen Lahutën, mallkuen edhe At Gjergj Fishten, mallkuen vargjet e tija qe Shqyptarët i bashkuen, mallkuen ato vargje qe shperthenin ne heroizma te shqyptarve, mallkuen atë burr qe thirrte me i dalë Zot atdheut. Mallkuen ato vargje qe mbjellen veç dashni e bashkim nën nji flamur. Mallkuen ato vargje qe i kendonin trimnive te shqyptarve pë dallim feje e krahine! Mallkuen atë burr qe gjunjëzoi europën e botën mbarë, e Mallkuen At Gjergj Fishten vetem pse pat kundershtue barbarizmat serbe, greke, turke. E mallkuen lahuten veç pse u kendoi trimave, bijave e bijve te shqyponjës! Mallkuen At Gjergj Fishten vetem pse thrriste me i dalë zot atdheut! Mallkuen Lahuten vetem pse thrriste mos me u nënshtrue! E mallkuen, e mallkuen Homerin shqyptar, e mallkuen e mallkuen Lahuten e trimnive!

At Gjergj Fishta Nuk ka permendore, as dekorata, por ka mirnjohjen e shqyptarve!

Kurse dekoratat janë per tradhtarët e kombit, permendorët janë per tradhtarët e kombit. Heroj janë tradhtarët e kombit! Kurse “tradhtar” janë ata qe i shkruen atdheut, ata qe luftuen per atdheun, ata qe bashkuen shqyptarët nën nji flamur!

Te dekoruem, te shpallun heroj per se dekuni janë….

1.Enver Hoxha
2. Ramix Alia
3. Mehmet Shehu,
4. Kadri Hasbiu,
5. Nexhmije Hoxha
6. Hekuran Isai,
7. Simon Stefani,
8. Vaskë Koleci,
9. Mihallaq Ziçishti
10-Koçi Xoxe
11-Nesti Kerenxhi

12. Bedri Spahiu,
13. Aranit Çela,
14. Faik Minarolli,
15. Ago Çela,
16. Mithat Goskova,
17. Llazi Polena,
18. Dhori Panariti,
19. Sotir Qirjaqi

20. Banush Goxhaj,
21. Besim Selita,
22. Dhosi Progri,
23 Petrit Hakani,
24. Lilo Zeneli,
25. Qatip Dervishi,
26. Kopi Niko
27. Zoi Themeli
28. Halim Xhelo
29. Hilmi Seiti
30. Gjolek Aliu
31. Nuri Çakerri

etj etj si kto KRIMINELA PROKURORË, HISTORIANËT” E HAXHI QAMILIT…

Me falni! Gabova!..Haxhi Lleshit e Bilbil Klosit, qe ju kanë dhanë titujt…Enver Hoxhës qe ju ka dhanë edhe dekoratat…Mehmet Shehut, qe ju ka pague shpërblimet…dhe, Ramiz Alis, qe ju ka futë ne enciklopedinë e Akademisë e falsifikatorëve te historisë!…Gati harrova… Kadri Hazbiun, qe ju ka sigurue t’ardhmën tuej te turpëshme si spijun dhe informator te Sigurimit komunist, titull me te cilin po mbyllni jeten tuej te flliqtë, tue i shërbye “gjithkujt” por, jo: Atdheut!

bobi
Nga bobi March 21, 2016 10:32
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*