Vazhduesit e PPSH

bobi
Nga bobi March 19, 2016 10:56

Vazhduesit e PPSH

veri

Zbulohet armiku i dekriminalizimit, ja kush është shpresa e re dhe asi nën mëngë i kriminelëve të politikës

 

Nga Adriatik Doçi  

koco kokedhimaShpresë e re në horizont për kriminelët në politikë, parlament, qeveri, diplomaci dhe çdo ent publik. Dekriminalizimi mund të kthehet shumë shpejt në një ëndërr të keqe, e cila avullon me mëngjesin. Atëherë kur nisi numërimi frymëmarrjeve të fundit në zyrat e shtetit shqiptar, befas, si një bar i rrallë që fashit sëmundjen, ashtu edhe për kriminelët është shfaqur një rrënjë shpëtimi. Emrat e tij janë shumtë, në simetri me fuqinë dhe kalërimin e pushtetit. Ai quhet Bimbash, Pasha, Superdeputet, Car, Kryeministër në Hije etj. Ai është Koço Kokëdhima. Koço Kokëdhima i ka shpallur luftë dekriminalizimit, ashtu siç sfidoi Bajlozi i Zi Gjergj Elez Alinë. Sipas Kokëdhimës ky ligj dhe degët e tij, i fyen kriminelët, trafikantët, përdhunuesit. Kokëdhima ka paralajmëruar kësisoj ankimimin në Gjykatën Kushtetuese të ligjit për ndarjen e shtetit nga mafia. Dhe kjo është kauza e dytë pas fushatës për legalizimin e kanabisit. Nga legalizimi i hashashit tek legalizimi i krimit. Si përfundim, Partia Socialiste mbetet partia më e madhe në Shqipëri, më pluraliste, më shtetformuese, më patriotike dhe solidare, edhe pa Koço Kokëdhimën, pa kanabisin dhe krimin.

bobi
Nga bobi March 19, 2016 10:56
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*