MIHAL LUARASI: Jeta ime nga partizan në moshën 14 vjeçare, dënimi me 8 vite burg nga miku i ngushtë dhe kalvari i vuajtjeve që nisën me dramën “Njolla të murrme”

bobi
Nga bobi March 14, 2016 11:44

MIHAL LUARASI: Jeta ime nga partizan në moshën 14 vjeçare, dënimi me 8 vite burg nga miku i ngushtë dhe kalvari i vuajtjeve që nisën me dramën “Njolla të murrme”

MIHAL LUARASI: Jeta ime nga partizan në moshën 14 vjeçare, dënimi me 8 vite burg nga miku i ngushtë dhe kalvari i vuajtjeve që nisën me dramën “Njolla të murrme”
MIHAL LUARASI: Jeta ime nga partizan në moshën 14 vjeçare, dënimi me 8 vite burg nga miku i ngushtë dhe kalvari i vuajtjeve që nisën me dramën "Njolla të murrme"

mihal_luarasi_faqe_18-1.ok__0

Regjisor dhe dramaturg i njohur, Mihal Luarasi është një nga emrat e vlerësuar të teatrit shqiptar. Vepra të suksesshme në skenë mbajnë emrin e tij, dhe siç pohon dhe vetë pasionin për artin e ka pasur që në vogëlinë e tij. Një jetë që ka kaluar mes jo pak peripecive. Në kohën e diktaturës kur sukseset nuk mungonin, sistemi e dënoi. Por në aktivitetin artistik regjisori Mihal Lurasi nuk u ndal, në vitet e demokracisë solli në skenë vepra që sërish morën vlerësime nga publiku dhe kritika. Sot në moshën 86 vjeçare, regjisori Mihal Luarasi shprehet se ndjen keqardhje kur shikon që jeta artistike, teatri ka jo pak probleme, dhe mungon vëmendja e institucioneve përgjegjëse. Mihal Luarasi bashkë me bashkëshorten e tij Edi, janë një nga çiftet e njohur të artit shqiptar. Në intervistën e tij ai tregon njohjen dhe martesën, që në vitin 1958. Një baba dhe një gjysh i lumtur, regjisori Mihal  Luarasi shprehet se edhe Edi ka qenë një heroinë në situatat më të vështira që ai ka kaluar.
-Dramaturg, regjisor regjisor regjisor, keni botuar libra. Si i kujtoni fillimet tuaja me artin? 
Unë që 14 vjeç kam dalë të luftoj si partizan. Dy vjet në qarkun e Korçës dhe isha 16 vjeç kur u çlirua Shqipëria. Kam qenë në brigadën e 9 batalioni “Fuat Babani”. Komandanti im ka qenë Irakli Bozdo. U çlirua Shqipëria dhe brigada jonë nga Korça vjen në Tiranë, dhe Irakliu më thotë që meqë ne kemi mbaruar shkollën dhe e kemi arsimin përkatës për të shkuar për studime jashtë të ftoj të vish me mua të shkojmë në Bashkimin Sovjetik të studiojmë për Drejtësi. I them që jo, sepse më pëlqen arti. Dhe ato ditë sapo ishte hapur Liceu Artistik në Tiranë. Irakliu shkoi në BS dhe u bë gjykatës. Dhe kur unë u bëra armik sipas sistemit, gjykatësi që më gjykoi ishte pikërisht miku im Irakli Bozdo. Por nuk pati faj ai, që ishte në atë post. Nga ai sistem unë u shpalla armik dhe në gjyq shikoj Irakliun, që ishte kryetar i trupit gjykues. Dhe atje më thotë: “Mihal si u bëre kështu, si u bëre armik? Po kemi qenë luftëtarë bashkë, kemi qenë partizanë bashkë”. Por ai më vonë më tha që: “Dosja jote që më erdhi mua kishte të shkruar një 8, pra që aq vite do dënohesha”. Unë bëra 8 vjet burg në Ballsh më pas.
-E gjitha kjo ndodhi pas Festivalit të 11 në RTSH, ku ju ndërkohë ishit dhe regjisor i tij, ndërkohë ishit dhe regjisor i tij, por dhe shfaqjet tuaja në atë kohë nga sistemi patën probleme… nga sistemi patën probleme… 
Unë kam qenë regjisor i gjitha shfaqjeve të këqija, që janë dënuar nga Enver Hoxha. Si shfaqjet “Njolla të murrme” etj., më kishte qejf ai mua. “Njollat e murrme” nuk i kishte parë, sepse ato u vunë në teatrin e Korçës dhe më pas erdhën në festivalin e Tiranës. U bë festivali mori flamurin, vendin e parë e fitoi “Njollat e murrme”, aktorët u vlerësuan po ashtu në vitin 1968. Por këtë shfaqje e kishte parë juria, publiku, por jo Enver Hoxha. Ishte e diel kur na njoftuan më pas që të hënën shoku Enver do të shikonte shfaqjen. Por të hënën nuk bëheshin shfaqje në teatër. Sigurisht që mua ky insistim nuk më pëlqeu. Më vonë mora vesh, që nxitësi i tij për ta parë shfaqjen kishte qenë Ramiz Alia, dhe kështu që e dhamë shfaqjen të hënën. Enveri e pa dhe ishte bashkë me ministër Thoma Delianën, ku dhe Enveri si të tjerët duartrokiti, por më vonë kur e pyetën se ju duartrokitët, ai u përgjigj që duartrokita për aktorët, jo për pjesën teatrore. Pra u dha shfaqja dhe pas disa ditësh ishte mbledhja e Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe aty ai ishte shprehur, që pashë një shfaqje jo vetëm ideologjikisht e gabuar, por ishte dhe armiqësore. Kjo ishte një njollë e tmerrshme për atë kohë, shfaqje armiqësore. Nuk kaluan 11 ditë u bë dhe Pleniumi i Katërt, dhe ishte fillim shtatori i 1973. Më 11 shtator mua më arrestuan. Ndërkohë që festivali i 11 u bë në dhjetor të 1972. Qëndrova në hetuesi 8 muaj, më pas në burg. Hetuesia është gjithmonë e egër. Më pas në Ballsh kam qëndruar 8 vjet. -Kur u takuat me mikun tuaj njëkohësisht dhe gjyqtari i çështjes suaj, çfarë i thatë? U takuam pas viteve ’90. Unë kisha ikur në Budapest në vitet ’90, por duheshin dokumente të ndryshme. Dhe ka qenë miku im Irakliu, që i bëri të gjitha dokumentet që më duheshin, ndihmoi Edin për dokumentet. Ishte një mik që më donte, por atij atë detyrë i dhanë, dosja ishte me 8 brenda, vitet e burgut.
-Në Tiranë ju kishit familjen, anë ju kishit familjen, Edin dhe fëmijët? 
Atëherë ishte një sistem, që fazat e një dënimi ishin të ndryshme. Dënimi im më burg nuk u bë menjëherë. U tha që do shkosh në Ballsh, në uzinë për riedukim, që ishte gati 3 muaj. Por kjo ishte një formalitet, që bëhej me të ata që dënoheshin. Pas kësaj në burg. Para se të fillonte gjyqi, më thonin që bëj autokritikë që të shpëtosh, që mos pësoja më të madhen. Në gjyq u them që të gjitha i kam bërë, por nuk i kam bërë me dashje. Atë kohë Edi mbajti një qëndrim të çuditshëm. Kur mua më çuan në Ballsh për riedukim, punëtor në beton, Edi shkoi në Parti dhe u tha dua të transferohem në Ballsh te im shoq. I thanë, çfarë do të bësh atje, por ajo iu përgjigj që dua të shkoj. Njëkohësisht shkoi dhe te kryetari i Komitetit në Ballsh, dhe i tha që dua të jem pranë burrit. Ai i thotë që me gjithë qejf, sepse do të krijosh dhe grupin artistik këtu. Mirëpo Dashnor Mamaqi që ishte sekretar i parë në Tiranë i thotë Edit, nuk ke se çfarë të bësh në Ballsh shko në Fier se e ke afër, të transferojmë se atje ke dhe teatrin. Por kjo nuk u bë, sepse ngjarjet ndodhën agresive, ku edhe vetë Dashnor Mamaqi erdhi në Ballsh. Edit i thanë që në fillim divorcohu, që të shpëtosh fëmijët dhe vetë të mbetesh në teatër, por ajo i tha jo. Kështu, ato vite Edin e hoqën nga teatri dhe shkoi të punonte në rrobaqepësi. Ishte një sistem diktaturë e egër. Në Europë, në Shqipëri ishte diktatura më e keqe.
-Erdhën vitet ’90, por ju largoheni në Budapest… largoheni në Budapest… 
Në Budapest shkova në vitin 1990, sepse më thirrën miqtë e mi, shokët në shkollë. Unë pata dhe probleme me zemrën, siç më tha dhe Sali Berisha atë kohë që ishte mjek, që mund të kisha dhe nevojë për bypass, por që kjo nuk qe problem më pas. Por shkova për t’u kuruar në Budapest dhe më thanë që nuk kisha gjë. Unë qëndrova atje dhe vura disa shfaqje në teatër, erdhi dhe Edi me fëmijët dhe jetuam në Budapest 12 vjet.
-U larguat në ’90 pas 12 vitesh u rikth u rikthyet në Tiranë. Si e gjetët teatrin?
Kam dhënë një intervistë të gjatë. Aty thashë që nuk mund të mohohet aktiviteti artistik, që zhvillohej në kohën e diktaturës, aktivitet artistik teatral i rëndësishëm. Viheshin klasikët atë kohë, luhej Shekspiri, Molieri, etj., në skenë. Kishte aktivitet kolosal teatror në kohën e diktaturës në Shqipëri. Bëhej një shfaqje në Teatrin Popullor atë kohë, por ajo do të shfaqej kudo që kishte skena në Shqipëri. Por kjo ndodhte dhe me teatrot e tjerë në rrethe që qarkullonin nëpër skena të tjera. Por në ’90 ndodhi një fatkeqësi, në vend që t’i hiqej zhgualli ideologjik këtij aktiviteti, u fshi i tëri. Nuk kishte më turne, nuk kishte qarkullim teatrosh, dhe kjo ishte gabim.
-E që vazhdon dhe sot teatri me pr tri me prtri me probleme. obleme. Keni reaguar jo pak dhe për godinën që ndodhet sot Teatri Kombëtar…
 Kur ishte president Rexhep Mejdani dhe në atë kohë ishte Fatos Nano kryeministër, Mejdani shpalli një fushatë për të mbledhur fonde për të ndërtuar teatër të ri. U thirrën në një mbledhje të madhe të gjithë ata që kishin mundësi për të ndihmuar për teatrin. Të gjithë morën angazhime për të kontribuar me fonde për këtë qëllim të madh. Por duke dalë nga kjo mbledhje, Fatos Nano i drejtohet njërit prej atyre, që kishin marrë angazhim për të kontribuar duke i thënë: “Yt atë t’i ka lënë ato para që more angazhim për të dhënë para për teatrin?” Kështu që u prish e gjithë mbledhja, u tërhoqën të gjithë. Sot vazhdon të jetë një godinë teatri, që është lënë në mjerim. E turpshme se si qeveritë e kanë lënë TK në atë gjendje. Është skandaloze se si është sot gjendja e godinës së Teatrit Kombëtar të Shqipërisë. Përgjegjësi që nuk u ndërtua një teatër i ri kombëtar kanë të gjitha ministritë me radhë ndër vite.
-Ndërkohë, keni kundërshtuar faktin e mungesës së dramës shqipe në shqipe në Teatrin Kombëtar…
Që në kohën kur dhe u shpall programi i sezonit artistik të Teatrit Kombëtar pashë që nuk kishte vepra shqiptare. E kundërshtova. Përmes shtypit i kam thënë drejtorit, që “ti je drejtues i Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, dhe nuk mund të mohosh dramaturgjinë shqiptare, kjo nuk bëhet”. Por kot fola, se asgjë nuk ndryshoi.
-Ftesën për të shkuar në Bashkimin Sovjetik për të studiuar ju nuk e pranuat dhe vendosët të studionit art. Çfarë ju shtyu drejt artit?
E kam pasur pasion artin, që kur isha i vogël. Edhe në qytetin e Korçës ndiqja shfaqjet amatore, e kisha në gjak. Pas lufte, kur erdhëm në Tiranë unë vazhdova të studioja në Liceun Artistik siç ju thashë më parë. -Keni qenë regjisor i Festivalit të 10 dhe të 11 të Këngës në RTSH. Dihet tashmë fati i edicionit të 11, por sot si mendoni ju, pse u godit ai festival? Festivali u godit jo vetëm për atë që bëri, por dhe për atë që nuk bëri. Sulo Gradeci ka bërë një libër dhe e ka shkruar ngjarjen. Festivalit të 11 po i vinte fundi, dhe Pranvera e bija e Enverit ishte duke e parë në ekran të televizorit. Kur erdhi fundi ajo shkoi tek i ati i tha: “Babi, asnjë këngë për Partinë dhe për ty në festival”. Këtu u mor spuntoja që vazhduan goditjet e rënda. Në një nga librat e mi kam thënë: Do ishte mirë ta kishin quajtur dimri jo pranvera. Festivali i 11 u zhvillua në dhjetor të 1972, dhe më pas filluan goditjet.
-Dramaturg dhe regjisor në teatër. Por jeni dhe autor i veprave si “Gomone”, veprave si “Gomone”, “Përjetësisht dashuria”, “Përjetësisht dashuria”, “Korbi i bardhë”, etj.
-A keni drama të pabotuara?
Kam vepra të tjera të shkruara, por janë në sirtar. Kur të vdes unë, atëherë do të merret vesh se pse nuk i publikoj.
-Pse? 
Unë kam disa materiale të shkruara, jo vetëm drama. Janë dhe studime që i kam të pabotuara. Nuk dua të them asgjë më shumë për studimet që janë të pabotuara, por dua t’i lë që të bëhen publike pas vdekjes sime. -Po dramat pse jo? t pse jo?t pse jo? Nuk dua të botohen, vetëm pas vdekjes sime.
-Në jetën tuaj artistike, nën regjinë tuaj janë vënë dhe pesë opera në skenë? 
Në aktivitetin tim artistik operat që kam vënë në skenë janë nga gjërat më të bukura të miat. Kam vënë 5 vepra operistike në skenë si “Traviata”, “Karmen”, etj, si dhe opera shqiptare.
-Deri tani folëm për jetën artistik artistikartistike. Por familja juaj. or familja juaj. Sot jeni Sot jeni Sot jeni dhe një gjysh, keni një nip? 
Kam dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë si dhe një nip. Lea, vajza ime ka një aktivitet shumë të madh si mjeke dhe jeton në Zvicër dhe është shumë e zonja me vullnet dhe aftësi. Lea ka çarë vetë në jetë, sepse në kthesën e viteve ’90 ajo kishte dhe një fëmijë, që ishte 3 vjeç e gjysëm. Me nipin tim Mishel në krah, ajo iku në Zvicër dhe atje u aktivizua në forma të ndryshme, dhe punoi shumë dhe në organizata fetare. Sot ajo është një drejtuese e rëndësishme e një qendre mjekësore. Nipi im Mishel sot është 28 vjeç. Një djalë fantastik, më lumturon. Drejtor artistik i një firme, që bën reklama për të tjerët, i zoti shumë në këtë drejtim. Ndërkohë dhe im bir Eltoni jeton në Zvicër dhe është piktor. Ka jetuar gjatë në Itali, por ka disa kohë që është zhvendosur në Zvicër.
-Po Edi, bashkëshortja juaj që ju ka shoqëruar në të gjitha vështirësitë? Edi?
Ka qenë një heroinë në të gjitha situatat e mia të vështira. Ka qenë e fortë, e rreptë, e qëndrueshme. Këto kohë ajo ka shkuar te vajza. Nga hallet që ka pasur me mua, ajo u bë një duhanpirëse e madhe dhe te vajza shkoi edhe për kurim.
-Sot jeni 86 vjeç. Si e kujtoni njohjen me bashkëshorten tuaj? 
Unë isha regjisor ato vite me Estradën e Shtetit. Edi ishte këngëtare. Ishin dy motrat Mirdita që këndonin, pra Edi dhe e motra. Por erdhi një moment, që ata që gërmonin biografitë e njerëzve, zbuluan që babai i tyre ishte kolonel në kohët e vjetra, dhe ishte i internuar në Lezhë. Nëna e Edit ishte e divorcuar prej kohësh, por pavarësisht se ishin divorcuar, ai ishte babai i dy motrave Mirdita. U mor vesh se kush ishin këto dy vajza. Vjen urdhri atë kohë në institucionin artistik dhe ai që e mori vesh këtë urdhër isha dhe unë, që motrat Mirdita duhej të eliminoheshin nga qarkullimi, nuk duhej të dëgjoheshin më. Në atë kohë ne kishim marrëdhënie dashurore. Çdo të bëja? I tregova Edit dhe i them “që të shpëtosh duhet të zhduket mbiemri yt Mirdita”. I them “eja me mua”. “Ku do shkojmë”, më pyeti. “Do ta marrësh vesh”, i them. Shkuam më 1958 në gjendjen civile dhe aty i them që këtu ndryshohet mbiemri. Për fatin e saj, ato kohë krijohet shkolla e lartë për aktore. Sa u krijua, ajo si Edi Luarasi shkoi në atë shkollë.
-Keni kaluar një jetë të vështirë kur flasim mbi aktivitetin tuaj artistik? 
Unë kam qenë kritikuar për shumë aspekte të shfaqjeve të mia, edhe për ato më të bukurat. Përshembull opera “Traviata” ishte realizuar sipas konceptit tim, por atë kohë u shkrua “çfarë është kjo shfaqje”?
– Jeni në moshën 86 vjeçare, një peng që keni? 
Pengje mund të thuhet kur nuk mund të realizosh ato gjëra që ke dashur. Por unë kam pasur mundësi në përgjithësi t’i realizoj gjërat e mia.
Pengje? 
Kam një dramë të një autori shqiptar që titullohet “Vajza e gjeneralit”, që do të doja ta vija në skenë. Por nuk u aprovua nga bordi artistik i TK për të ardhur në skenën teatrore.
-Për ta përfunduar bisedën me teatrin atë që ju e doni aq shumë. Teatri dhe Ministria e Kulturës sot? 
Unë kam bërë një takim më herët me ministren e Kulturës për teatrin. Problemi im, që gjithmonë kam luftuar se si duhet të jetë repertori i teatrove shqiptare, ka qenë që të vihet në skenë një pjesë e huaj, një shqiptare, e me radhë. Jo të përjashtohet drama shqiptare nga teatri. U takova me ministren, kur nuk kishte shumë kohë që ishte vënë në krye të Ministrisë së Kulturës. I them mendimet e mia, dhe më thotë se çfarë mund të bënte. E ke të lehtë i them, se ti je shteti. Ti si shtet mund t’i imponohesh teatrit. U thua që je shteti shqiptar dhe kur të vini në skenë veprat të mendoni, që duhet të jetë një pjesë e huaj një shqiptare. Por më tha që nuk mund ta bënte dot këtë gjë, nuk mund ti impononte teatrot. Ndërsa kur flasim për dramaturgjinë shqiptare sot, nuk ka se si të quhet vlerësim kur veprat e autorëve shqiptarë nuk vihen në skenë.
JETA ARTISTIKE DHE DËNIMI NË DIKTATURË 
Mihal Luarasi lindi në Korçë është dramaturg dhe regjisor i njohur shqiptar. Shkollën e mesme e kreu në liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë, ndërsa studimet e larta në Akademinë e Arteve të Teatrit dhe Filmit në Budapest të Hungarisë. Në teatër për herë të parë si regjisor paraqitet me tragjedinë Shilerit “Intrigë dhe dashuri” në 1957 me shumë sukses në Teatrin Popullor. Për arsyet që dihen, në Teatrin Kombëtar Luarasi vuri pak pjesë, por ato u dalluan për cilësinë dhe nivelin e lartë artistik, si: “Dragoi i Dragobisë”, “Dhelpra dhe rrushtë” (fituese e te gjitha çmimeve te para në Festivalin e II-te kombëtar të teatrove), “Mosha e bardhë”, “Banorët e shkallës nr. 6”, “Rrugë të tërthorta”, “Një dashuri e tille”. Më 1966 ve për herë të parë në skenë në Teatrin Migjeni të Shkodrës dramën “Cuca e maleve”. Në 1973 vuri në skenë dramën e Tennessi Ëiliamsit “Orfeu zbret në ferr”, dramë që u ndalua në provat e përgjithshme. Është regjisor i dramës “Njolla të murrme” me trupën e Korçës me të cilën fitoi të gjitha çmimet e para në Festivalin e IV kombëtar të teatrit 1969. Më pas spektaklin e pa diktatori Enver Hoxha dhe e dënoi si vepër armiqësore. Në teatri e Korçës punoi pesë vjet dhe realizoi një sërë shfaqjesh të paharruara, si “Të pamposhtur”, “Pas dy vjetësh”, “Flakë në shtëpi”, etj. Më 1972 në teatrin “A. Moisiu të Durrësit” vuri në skenë dramën “Çështja e inxhinier Saimirit” të Fadil Paçramit, vepër që u dënua. Me festivalin 11 në RTSH 1972, Luarasi u ndesh përsëri me diktatorin i cili kësaj herë nuk ia fali “fajet” e vazhdueshme dhe urdhëroi burgosjen e tij. U dënua me tetë vjet heqje lirie. Pas lirimit punoi si bojaxhi deri në vitin 1990. Në dhjetor 1990 largohet në Hungari. Më 1991-1992, vë në skenë në Budapest dramën e Rexhep Qosjes “Vdekja e një mbretëreshe”. Më 1995 e fton Teatri Kombëtar në Tiranë dhe vë në skenë dramën “Hekurat” të dramaturgut hungarez Goncz Arpad. Mihal Luarasi është regjisor i disa spektakleve të mëdha në Teatrin e Operas dhe Baletit, si “Karmen”, “La traviata”, “Pranvera”, “Opera për tre grosh”, etj. Në vitin 2001 Luarasi shkruan dramën “Gomone” që u vu në skenë në TK, në 2003, nga regjisori Gëzim Kame. Në këtë vit ai kthehet përfundimisht nga Hungaria. Vë në skenë në TK dramën e Ruzhdi Pulahës “Streha e të harruarve” në 60 vjetorin e Teatrit Kombëtar. Në 2006 shkruan dhe vë në skenë dramën “Korbi bardhe” që vazhdon të shfaqet me sukses (2007), për të vijuar më pas dhe me vepra të tjera në skenë.  Intervistoi: Julia VRAPI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

– See more at: http://www.sot.com.al/kultura-intervista/mihal-luarasi-jeta-ime-nga-partizan-n%C3%AB-mosh%C3%ABn-14-vje%C3%A7are-d%C3%ABnimi-me-8-vite-burg#sthash.foy5tHAJ.dpuf

bobi
Nga bobi March 14, 2016 11:44
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*