Shqiptari që shkroi himnin e Turqisë evokohet në vendlindje

bobi
Nga bobi March 13, 2016 12:45

Shqiptari që shkroi himnin e Turqisë evokohet në vendlindje

.56e51986670c1
Shqiptari që shkroi himnin e Turqisë evokohet në vendlindje

Në Tiranë është mbajtur një simpozium ndërkombëtar dhe ekspozitë për nder të Mehmet Akif Ersoy-it, shqiptarit nga Kosova që ka shkruar tekstin e Himnit të Lirisë, himnit kombëtar të Turqisë.

13.03.2016 ~ 13.03.2016
mehmet akif ersoy – arnavutluk tiran uluslararası sempozyumu.jpg
Shoqata Alternativa e së Ardhmes “Alsar” në bashkëpunim me Bashkësinë e Sindikatave Arsimore “Eğitim-Bir-Sen” kane organizuar në Tiranë simpoziumin dy ditor (11-12 mars) ndërkombëtar me temë: “Mehmet Akif Ersoy në vendlindje”. Programi i simpoziumit ishte i përbërë nga disa sesione, ku secili sesion ka patur nëntema dhe të pranishëm janë referues shkencor, profesorë, akademikë, studiues e historianë të mirënjohur nga rajoni i Ballkanit dhe Turqia.

Kryetari i Shoqatës “Alsar”, Mehdi Gurra, në fjalën e hapjes u shpreh se populli shqiptar dhe ai turk kanë nxjerrë personalitete të larta të përbashkëta për të dy vendet, të cilët sipas tij, kanë lënë gjurmë të pashlyera, duke i shërbyer në këtë mënyrë të ardhmes së marrëdhënieve vëllazërore mes dy vendeve.

Gurra ka shtuar ndër të tjera se Mehmet Akif Ersoy duhet të zërë vendin dhe pozitën e tij të merituar edhe në kulturën shqiptare, sepse sipas tij, edhe pse ka lindur në Turqi, ai ka krijuar një urë mes popujve.

Një fjalë përshëndetëse në këtë aktivitet ka mbajtur edhe nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe njëkohësisht edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri -Turqi, Shpëtim Idrizi.

Idrizi në fjalën e tij vuri në dukje se e kaluara komuniste e Shqipërisë e ka lënë popullin shqiptarë të cunguar në drejtim të informacionit për shqiptarët jashtë. “Por fakti që sot jemi këtu është një shenjë e mirë” është shprehur ai dhe në vijim e ka cilësuar Mehmet Akif Eroy-n si një kontribues të përbashkët të dy kombeve, atij turk dhe shqiptarë.

Kryetari i Nderit të sindikatës “Eğitim Bir Sen” dhe njëkohësisht deputet i AK Parti-së në Ankara, Ahmet Gündoğdu në fjalën e tij përshëndetëse në këtë simpozium tha se Mehmet Akif është një person që ka pasur një qëndrim të fuqishëm kundër shkeljes të të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së Civilizimit Islam.

Ndërsa Ali Yalçın, kryetari i Federatës së Sindikatave Arsimore në fjalën e tij përshëndetëse në këtë eveniment falënderoi të gjithë drejtuesit e OJF-ve të ardhur nga vendet e rajonit. “Është një nder për ne të organizojmë një eveniment për Mehmet Akif Ersoy-in në vendin e të parëve të tij”, – u shpreh ai. Më pas ai ka theksuar se ky personalitet zë një vend shumë të rëndësishëm në kulturën dhe letërsinë e Turqisë, duke hedhur firmën për himnin e flamurit të këtij vendi.

Në vijim ai ka thënë gjithashtu se ky është një aktivitet historik pasi kemi të bëjmë me një organizim në bashkëpunim me Sindikatat e Arsimit në këto vende si dhe shoqatën Alternativa e së Ardhmes (Alsar).

Në aktivitet është lexuar edhe një mesazh nga Lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ku ai i ka uruar suksese këtij simpoziumi ndërkombëtar.

Ndërkohë edhe ministri i Arsimit të Turqisë, Prof. Dr Nabi Avci përshëndeti organizimin e një evenimenti të tillë. “Kujtimi i figurës së Mehmet Akif Ersoy-it dhe veprave të tij në shtëpinë e gjyshërve të tij është një nder për ne. Për këtë arsye unë falënderoj të gjitha organizatat që kanë dhënë kontributin për organizimin e një eventi të tillë. Duke e kujtuar me nderime Mehmet Akif Ersoy-in i uroj suksese këtij simpoziumi. Veprat e tij vazhdojnë të na ndrisin edhe ditët e sotme. Është e rëndësishme fakti që veprat e tij vazhdojnë të jenë një burim shprese për civilizimin tonë dhe të gjithë rajonin”, tha ai.

Duke thënë se ka shumë për të mësuar nga Akif Ersoy-i, Avci theksoi se ai ishte një personalitet, i cili mbarte të gjitha ngjyrat e vendeve të rajonit. “Sot kuptohet më mirë që puna e tij nuk ka shkuar kot. Një nga treguesit më të mëdhenj është edhe numri i shumtë i botimeve të tij”, tha Avci dhe në vijim shtoi se për këtë personalitet duhet të flitet më shumë.

Pas fjalimit të Avci, nënkryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Shpëtim Idrizi i ka dhënë një dhuratë simbolike, e cila ishte një kostum popullor i zonës së Çamërisë. Ndërkohë të shtunën është promovuar libri Mehmet Akif Ersoy, “Safahat”, i cili është përkthyer edhe në gjuhën shqipe me emrin “Fletët”.

Ministri Avcı pas prezantimit të librit të përkthyer ka falënderuar edhe Shoqatën “Alsar” për punën që bën në këtë vend në bashkëpunim me shoqata humanitare si IHH.

Ndërsa në fjalën e tij ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar duke nënvizuar faktin që dy popujt kanë një histori 500-vjeçare të përbashkët, në vijim theksoi rëndësinë e zhvillimit të një simpoziumi të tillë. Në vijim të fjalës së tij Bayraktar tha gjithashtu se fama e këtij mendimtari, shkrimtari dhe poeti të njohur i ka kaluar kufijtë e Turqisë.

Në përfundim duke i uruar mbarësi simpoziumit Bayraktar tha se shpresojnë në rritjen e aktiviteteve të përbashkëta kulturore turko-shqiptare.

Pas këtij fjalimi është shfaqur për të pranishmit një dokumentar i shkurtër, i cili tregonte për jetën e shkrimtarit dhe poetit turk me origjinë shqiptare Mehmet Akif Ersoy.

Programi i ditës së dytë të simpoziumit ishte i përbërë nga disa sesione, si “Mehmet Akifi dhe Rajon i Ballkanit”, “Poezia, Arti dhe Estetika e Mehmet Akif Ersoy-t” dhe “Arsimi, Rinia dhe Modernizimi i Mehmet Akif Ersoy-t”.

Gjithashtu në Tiranë është hapur edhe ekspozita kushtuar Mehmet Akif Ersoy-t, ndërsa simpoziumi do t’i vazhdojë punimet edhe të dielën. Ekspozita në fjalë përmban foto dhe dokumente nga jeta dhe veprimtaria e Mehmet Akif Ersoy-t, ku dhe ka ngjallur një interes të lartë nga studiuesit vendas dhe të huaj.

Kush është Mehmet Akif Ersoy

Mehmet Akif Ersoj lindi më 20 dhjetor 1873 në Stamboll. Poet, mësues, veteriner, mjek, hafëz e politikan. Ndërron jetë në Stamboll më 27 dhjetor 1936. Mehmet Akif Ersoj është autori i himnit kombëtar turk “Marshi i Lirisë”. Shpesh herë kujtohet me sinonimet “Poet i atdheut” e “Poet kombëtar”. Poeti i himnit kombëtar turk, që për herë të parë u recitua para deputetëve të parlamentit turk më datë 12 mars 1921, është me origjinë shqiptare nga Kosov

bobi
Nga bobi March 13, 2016 12:45
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*