REFUZOJ MBLEDHJET E PALIGJSHME TE KËSHILLIT BASHKIAK TIRANE!

bobi
Nga bobi March 11, 2016 12:08

REFUZOJ MBLEDHJET E PALIGJSHME TE KËSHILLIT BASHKIAK TIRANE!

REFUZOJ MBLEDHJET E PALIGJSHME TE KËSHILLIT BASHKIAK TIRANE!

Nga Besnik Aliaj*

besnik-aliaj-473x315

Pro qytetit e qytetareve! Kunder abuzimit me ligjin dhe procedurat!

Keshilli Bashkiak Tirane ka thirrur urgjent mbledhjen e radhes sot ne darke vone!? Cfare hile apo menxyre tjeter i kanoset Tiranes?

Them keshtu se me ligj Keshilli duhej te ishte thirrur rregullisht cdo muaj! Por kjo mbledhje sot thirret 1 muaj e 10 dite pertej afatit ligjor (pra 2 muaj e 10 dite pa mbledhje) dhe nuk eshte e para here qe ndodh keshtu, e askush nuk mban pergjegjesi! Mos harrojme edhe mbledhjen e fundit hileqare naten e 30 dhjetorit te kaluar ku u moren vendime antiligjore fatale per qytetin e ne rruge joligjore e me super nxitim.

Akoma me keq perseri ne menyre anti-ligjore keshilltareve u jepet vetem 50 ore ne dispozicion per shqyrtim te konformitetit ligjor e permbajtesor te axhendes dhe materialeve per dikutim, te cilat percaktojne fate njerezish! Nderkohe qe ligji kerkon minimalisht 5 dite pergatitje dhe debate si ne grupe politike dhe ne Komisione. Kjo eshte nje tjeter shkelje e perseritur ligjore dhe per te cilen perseri askush nuk mban pergjegjesi!

Atehere perse duhet te jem ne nje mbledhje jo ligjore? Sepse paligjshmeria ka ndodhur edhe kete here qe ne fillim Perse mblidhet keshilli me urgjence dhe naten! Per te ligjeruar “post-factum” paligjshmerine?! Nderkohe qe qyteti ka patur probleme te mprehta e tensione te medha ne rritje kete periudhe, me gjithe kerkesat tona te perseritura per tryeze, arroganca e injorimit ka arritur ne nivele dhune! Logjika eshte: ne kemi votat c’pune keni ju? Kush ju pyet ju? Tani kujtohen me
turravrap …

Strategjia e mbledhjeve “blitz” e ne shkelje turravrap te ligjit; taktika e “mbylljes se gojes” ndaj kritikeve dhe Opozites permes procedurave antiligjore dhe dhunes se kartonave; votimet e gjithe projekt-vendimeve per 5 sekonda naten pa media e sipas metodes partizance “ne bllok” e jo nje per nje, etj etj – ka cuar ne nje krize te thelle ligjore e morale funksionimin e Keshillit Bashkiak Tirane! Kjo po perkeqesohet me tej edhe nga kontrolli mbi mediat, dhe manipulimi i opinionit publik nga ana e maxhorances permes propagandes!

Si rrjedhoje e kesaj logjike eshte legjitimuar paligjshmeria dhe keq-funksionimi i ekzektivit, dhe sjelljet arrogante te Kryetarit te Bashkise dhe stafit te tij. Kjo ka mundesuar edhe zbatimin djallezor te disa nismave antiligjore dhe antisociale ne Tirane!

Une jam gati personalisht te le cdo pune e te perfaqesoj ne cdo moment qytetaret me dinjitet ne Keshill. Por per kete duhen kushte minimale ligjore e demokratike te funksionimit te Keshillit. Ndaj sot refuzoj te behem pjese e ketij skenari te perseritur antiligjor! Kam te drejte te pyes: Cfare hile apo gjeme tjeter po i kanoset Tiranes, pas atyre te taksave c’njerezore, rritjes se parkimeve e transportit, apo te betonizimit te parkut e gjelberimit?

Me tej le te vendose vete cdo keshilltar i majte, qendres apo i djathte me ndergjegjen dhe moralin personal ne se dëshiron te behet pjese e ketij teatri antiligjor dhe me kosto te madhe per te gjithe, apo te distancohen!

I bej thirrje Kryetarit te Keshillit Bashkiak, qe si bashke-keshilltar ne disa mandate me mua, te distancohet nje ore e me pare dhe perfundimisht nga kjo loje e rrezikshme, dhe te garantoje rolin ligjor, neutral dhe mbi palet qe i takon. Te risjelle funksionimin e Keshillit ne shinat e legjitimitetit dhe ligjshmerise. Te beje moderim qytetar dhe pa emocion partiak.

I bej thirrje sidomos grupit te LSI dhe partive tjera te vogla te distancohen nje ore e me pare nga kjo situate! Te mbrojne interesin dhe moralin publik! Te shprehen per taksat, Parkun dhe shqetesimet e tjera te qytetareve. Le te leme menjane axhendat ekektorale! Qyteti eshte ne koma!

keshilli bashkiakNdaj mbledhjet e Keshillit Bashkiak duhet te rivihen urgjent ne shina ligjore. Ne mbledhjen me te pare duhet te fillojme me diskutimin per çështjet e mprehta te taksave tarifave josociale dhe te betonizimit te Parkut e gjelberimit ne qytet! Duhen ftuar grupet e interesave e te degjohen realisht cfare problemesh kane!

Pro qytetit e qyt

bobi
Nga bobi March 11, 2016 12:08
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*