Rrëshket Kodra e Currilave – Fajin nuk e ka Saliu

bobi
Nga bobi March 10, 2016 14:20

Rrëshket Kodra e Currilave – Fajin nuk e ka Saliu

01 Aug 1918 --- Albanians watch an American tractor pull a plow on experimental farm --- Image by © George P. Scriven/National Geographic Society/Corbis

01 Aug 1918 — Albanians watch an American tractor pull a plow on experimental farm — Image by © George P. Scriven/National Geographic Society/Corbis

 

Shkruan: Gjergj Thanasi
Shirat e ditëve të fundit si zakonisht përmbyten disa nga lagjet e qytetit të Durrëst. Përmbytja e lagjeve periferike, por edhe të ndonjë zone afër qendrës së qytetit bregdetar nuk përbën më lajm, sepse tashmë është dicka krejt rutinë. E vecanta e shirave të fundit ishte rrëshkitja e një pjese të Kodrës së Currilave dhe shndërrimi i saj në një përrua balte , që bllokoi rrugën e sapo rikonstruktuar, që lidh Plazhin e Currilave me pjesën tjetër të Durrësit. Ky bllokim u vështirësoi jetën disa qindra banorëve dhe u shkaktoi humbje disa dhjetra bizneseve, kryesisht bare, restorante, disko e minimarkete.

currila 1

Rrëshqitja e faqeve të kodrës së Currilës për shkak të shirave ka ndodhur thuajse cdo vit, që nga 2007 në periudhën vjeshtë pranverë. Kjo rrëshqitje fundit është e vecantë, sepse ndodhi pikërisht në atë shpat kodre, ku më pak se dy vite më parë u ndërmorrën punime të gjithanshme jo vetëm për konsolidimin e zonës dhe evitimin e rrëshqitjeve, por edhe për ta kthyer zonën në një zonë rekreative për banorët e Durrësit.

currila 4

Me rastin e ditës së mjedisit më 5 qershor 2014 në Kodrat e Currilave filloi ky projekt rehabilitimi me vlerë 2, 4 miliard lekë (të vjetra), pra thuajse 2 milion dollarë. Në inagurimin e fillimit të punimeve morën pjesë një sërë personalitetesh në rang ministri, krybashkiaku, prefekti, kryetar qarku, deputetësh etj. Duke gjykuar edhe nga fotot e pas përfundimit të rehabilitim-rivitalizimit në shpatet e kodrës në fjalë u bënë një sërë punimesh si zhvendosje dherash, ngritje pritash prej betoni, krijim skarpatash, veshje e faqes së kodrës me ekran betoni, mbulim i shpatit me rrjetë teli kundra rrëshkitjes së dherave, mbjellje pemësh dekorative, asfaltim rruge me trotuarë me pllaka cilësore dhe ndricim pedonal (këmbësor) modern. Pa mbushur 2 vjet nga fillimi I punimeve dhe më pak se një vit nga inagurimi i përfundimit të tyre, një pjesë e investimit prej rreth 2 milion dollarësh, u shndërrua në një përrua balte. Jo vetëm shkoi dëm investimi por u paralizua lëvizja në zonë dhe rreziku për dëmtim objektesh e jetësh njerzorë sot është po aq problem sa edhe dy vite më parë.

IMG_4351

IMG_4350

IMG_4349

Sic thotë edhe proverbi: suksesi ka shumë baballarë (autoritetet e lartpërmendura), ndërsa dështimi mbetet kopil në derën e Saliut! Për cdo gjë mund të akuzohet Berisha, por jo për këtë investim. Projekti, nisja dhe përfundimi i punimeve gjithcka i përket periudhës së Qeverisë së Rilindjes, kështu që dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë dëmtim spektakolar. Një investim 2 milion dollarësh, nuk mund të shqyhet sikur të jetë ndonjë palë këpucë “Made in China”,që normal nuk rezistojnë dy dimra rrjesht. Këtë dështim nuk mund ta mbulojë asnjë lloj propaganda. Nuk mund të justifikohen me mungesë fondesh. Nuk mund të justifikohen me mungesë përvoje, se nuk është ndonjë veprë gjigande, e pa ndërtuar më parë në Shqipëri. Në kohën e Dullës ngriheshin digat e Fierzës, tunelet e Komanit, Ura e Bushtricës etj. Sot me makineri moderne, me shumë më tepër para, me një hapje totale ndaj botës dhe ndaj teknikave avangardë të ndërtimeve publike, nuk u rehabilitoka dot një palo shpat kodre?! Më shumë se 30 vite më parë Ndërmarrja e Bonifikimit Durrës ndërtoi Rezervuarin e Tarinit duke përdorur eskavatorë të vjetër “Stalinec” apo “karkalecë” prodhim bullgar.

IMG_4352

IMG_4353

IMG_4354

Diga e këtij rezervuari qoftë për vëllim punimesh, qoftë për vështirësi teknike ia kalon disa herë rehabilitimit të shpatit të Kodrës së Currilave. Sot mbas më shumë se tre dekadash, diga nuk ka ceduar as edhe një pëllëmbë! Në se shtyhemi në vitin e largët 1940, kujtojmë që Qeveria kuislinge Vërlaci ndërmorri një projekt për ndërtimin e një kanali me skarpatë me ekran betoni për pritjen e ujrave të larta të vargut të kodrave në perëndimtë qytetit të Durrësit. Sot ky kanal është mbushur me dhera e mbeturina. Mbi të janë ndërtuar objekte banimi e shërbimesh pa leje, por betonimi i skarpatave të kanalit nuk ka ceduar edhe mbas 76 vjetësh. Kodra e Mojsive, e Kokomanëve dhe e Kullës së Lal Krosit ka të njjtën strukturë gjeologjike, shtuf-argjilë si ajo e Currilave, kështu që në kushte të njejta kemi ndryshime si natën me ditën. Ndërtimi i kanalit rrëzë kodrave të Durrësit u bë me krahë, karroca dore e me ndonjë buldozer “Caterpillar” të kohës së luftës së Parë Botërore, ndërsa punimet në Kodrën e Currilave u kryen me makineri moderne të markave “Hitach”.”Fiat Agri” apo “John Deer” Në rastin parë ishte sukses, në rastin e dytë rezultati ishte fiasko.

IMG_4356

IMG_4357

IMG_4358

IMG_4359

Osman Staf kryetari i PD-së së Durrësit me pragmatizëm dhe dinakëri duke zbatuar parimin: të korrësh edhe atje, ku nuk ke mbjellë duke qenë në të drejtën e tij si shef lokal i opozitës, ngriti zërin me forcë kundra këtij shpërdorimi të turpshëm të fondeve publike. Ai, njëkohësisht stigmatizoi edhe maninë për të bërë punë publike për fasadë, për propagandë, por që rezultojnë pak të efektshme ose edhe dështime totale.PD-ja dhe opozita në përgjithsi ende janë në derexhenë e llojit: Bir Selman i nënës, kë të qaj më parë, por dështime të tilla i ofrojnë opozitës kauza të gatshme e të prekshme për qytetarët. Rilindja të tilla dështime nuk mund t’i mbrojë me sloganin tashmë të tejkaluar se fajin e ka Saliu. Njëlloj si në “Fermën e kafshëve” të Oruellit, kafshët me 1 milion vota u rebeluan kundra fermerit (katundarit plak Xhouns) ,por derri me emrin Napoleon, që zëvendësoi fermerin (katundarin aktualisht 72 vjecar) Xhouns ua nxiu jetën kafshëve të mjera më keq sesa vetë Xhounsi. Napoloni i Oruellit i mbante nën kontroll kafshët e fermës, jo vetëm me demagogji, por edhe me kërcënimin vdekje prurës të qenve të fermës,me të cilët ndante pushtetin. Tashmë numri i militantëve si ajo gruaja e mjerë nga Berati, që nuk donte as ujë as drita është pakësuar shumë, kështu që “Rilindjes” i duhet me patjetër të prodhojë rezultate, në të kundërt “Fermeri Xhouns” ndonëse goxha i plakur është gati ta marrë përsëri në sundim fermën e kafshëve me emrin “Shqipëri”. Tabloja është më e zymtë sesa te ferma e Oruellit, sepse derri Napoleon i “Fermës së kafshëve” i kishte qentë rracë langoi, qen gjahu jo shaka, ndërsa “qentë” e Rilindjes nuk janë as të racës “Bulldog”, as “Doberman” as edhe “Rotvajler.” Ata janë thjesht të racës “pekinez” apo edhe “Ciuaua”

bobi
Nga bobi March 10, 2016 14:20
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*