Mikl-Leitner: S’do të ndjekim shembullin e askujt për krizën e emigrantëve

bobi
Nga bobi March 1, 2016 11:42

Mikl-Leitner: S’do të ndjekim shembullin e askujt për krizën e emigrantëve

Mikl-Leitner: S’do të ndjekim shembullin e askujt për krizën e emigrantëve

56c42b1b88cdf

Austri - Mikl-Leitner: S'do të ndjekim shembullin e askujt për krizën e emigrantëve

Mik-Leitner u shpreh kështu në përgjigje të kritikave të Berlinit dhe të Athinës për ashpërsimin e politikës së kalimit të pasagjerëve, një nismë e miratuar nga Austria dhe vendet e Ballkanit.

“Nuk dëshirojmë të marrin shembull nga askush për këtë çështje”, deklaroi ministrja kristiandemokrate për agjencinë zyrtare austriake të lajmeve, “APA”, duke vënë theksin se vendi i saj ishte ai, i cili pas Suedisë, akomodoi më shumë emigrantë për frymë në Bashkimin Evropian.

“Për të mos përmendur më tej edhe presionin migrator ndaj Austrisë”, shtoi Mikl-Leitner, duke reaguar kryesisht ndaj thirrjeve alarmuese të Athinës, që denoncon rreziqet e bllokimit në Greqi, si dhe deklaratat e Kancelares gjermane, Angela Merkel, që kritikoi një ditë më parë Austrinë dhe fqinjët e saj ballkanikë për reagime, që nuk i përgjigjen logjikës në kufizimin e kalimit të kufirit.

Mikl-Leitner rikujtoi se ishte Gjermania, e cila pa kryer asnjë njoftim paraprak, kishte nisur në muajin dhjetor përzgjedhjen e emigrantëve në kufirin austriak

bobi
Nga bobi March 1, 2016 11:42
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*