Kriza e emigrantëve mund të çojë në “Brexit

bobi
Nga bobi March 1, 2016 11:43

Kriza e emigrantëve mund të çojë në “Brexit

9191546247cameronabmektup

Britanikët mund të votojnë për një dalje nga Bashkimi Evropian për shkak të krizës së emigrantëve, gjatë një referendumi për këtë çështje, parashikuar në fund të vitit 2017, deklaroi të entjen David Cameron në një intervistë për një revistë britanike.

Cameron: Kriza e emigrantëve mund të çojë në "Brexit"

“Mendoj se me krizën e zonës euro dhe krizën e imigrantëve, ndikimi afatshkurtër është që njerëzit të thonë ‘Zot, mbaje larg Evropën nga unë, ajo më sjell probleme”, deklaroi David Cameron në një intervistë për revistën konservatore “The Spectator”.

”Por, prej një kohe më të gjatë, mendoj se reagimi mund të jetë (…) “na siguroni që marrëdhënia jonë me Evropën funksionon”, shtoi ai duke lënë të kuptohet se ai mund të arrijë deri në limitin që është vendosur, në fund të vitit 2017, për të mbajtur premtimin e tij për organizimin e një referendumi përsa i përket qëndrimit të vendit të tij në BE.

“Në një kuptim, dy kriza nuk japin shumë besim në Evropë. E kuptoj këtë. E kuptoj përpjekjen e njerëzve që shprehen se ‘do të bënim mirë të ndaheshim me këtë organizëm’. Por mendoj se është konluzion i gabuar, kryesisht nëse arrij rinegocimin”, theksoi ai.

Duke përmendur negociatat e ndërmarra me partnerët evropianë, David Cameron i përshkroi si “një avion që ai po provon ta ndalojë”.

“Kjo do të marrë pak më shumë kohë nga sa kisha menduar”, shtoi ai duke e gjykuar të vështirë të bindte 27 vende për të pranuar gjëra që konsiderohen të mira për Britaninë e Madhe.

Kryeministri britanik po zhvillon aktualisht një turne në vendet e Lindjes për të siguruar miratimin e reformave që ai kërkon në BE.

Ai ishte javën e kaluar në Bullgari dhe këtë javë në Rumani dhe Polon

bobi
Nga bobi March 1, 2016 11:43
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*