PD gati lënien e mandateve të të gjithë deputetëve

bobi
Nga bobi February 29, 2016 13:04

PD gati lënien e mandateve të të gjithë deputetëve

lulzim-basha-protesta1-800x445Pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha se do të mendoj seriozisht qëndimin e tij në Kuvendin e inkriminuar, duket se një zgjedhje e tillë të jetë edhe një nga skenaret e PD-së.

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, ka deklaruar në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” se së shpejti PD-ja do të përshkallëzojë qëndrimin e saj, në Kuvend dhe jashtë saj.

“Dorëzimi i mandateve të deputetëve është një opsion i hedhur edhe në mbledhjet e tjera të grupit parlamentar, siç pati propozime edhe më radikale. Sigurisht, përballë një klike të tillë, me një regjim të zhytur në krim e korrupsion, me një kryeministër injorant, arrogant e provokator, të gjitha opsionet për përmbysjen e tij janë të pranueshme dhe, në këtë rast, dorëzimi i mandateve të deputetëve është vetëm fillimi”- thotë ai.

Sipas Palokës, nuk bëhet fjalë thjesht për disa kërkesa apo teka të opozitës, por për disa qëndrime parimore që lidhen me procesin e dekriminalizimit dhe me të drejtat dhe detyrimet kushtetuese të opozitës dhe mazhorancës.

“Po duket qartazi se Rama ka vendosur të sfidojë jo vetëm opozitën si nismëtare të procesit të dekriminalizimit. Jo vetëm ndërkombëtarët që e mbështetën, ndihmuan dhe e konsideruan si suksesin më të madh e domethënës të politikës shqiptare në këto tri vite, përfshi dhe Sekretarin amerikan të Shtetit. Jo, Rama ka vendosur të sfidojë dhe vetë ligjin (që në fakt nuk është gjë e re për të dhe klikën e tij në këto tri vite)”- thote ai.

bobi
Nga bobi February 29, 2016 13:04
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*