Juncker dhe Renzi duket se janë pajtuar

bobi
Nga bobi February 28, 2016 16:24

Juncker dhe Renzi duket se janë pajtuar

5833455367renzi pas një ‘lufte’ fjalësh në janar

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker dhe shefi i qeverisë italiane, Matteo Renzi treguan shenja pajtimi në Romë, pas një grindjeje në janar që solli ftohje në marrëdhëniet mes dy personaliteteve.

Juncker dhe Renzi duket se janë pajtuar pas një ‘lufte’ fjalësh në janar

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, Juncker e cilësoi Italinë si “shembull dhe model për vendet e tjera evropiane në çështjet e politikave të imigracionit”.

Nga ana tjetër, Renzi deklaroi se “ndan linjën e Komisionit mbi fleksibilitetin”.

Italia kërkon prej disa javësh të përfitojë nga masa të reja fleksibiliteti buxhetor, për të llogaritur shpenzimet e pritjes së migrantëve.

Por disa nga partnerët e saj, ku edhe Gjermania, gjykojnë se Roma ka përfituar gjerësisht nga ky flaksibilitet vitin e kaluar, një fakt të cilin Juncker e përmendi gjithashtu.

bobi
Nga bobi February 28, 2016 16:24
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*