Si i perkrahi cifutet Kolë Bibë Mirakaj

bobi
Nga bobi February 28, 2016 13:11

Si i perkrahi cifutet Kolë Bibë Mirakaj

K56c5f0154b0aboment:

Si i perkrahi cifutet Kolë Bibë Mirakaj

Kryeministri britanik, David Cameron negocioi një sërë reformash për marrëdhëniet e vendit të tij me BE, në prag të një referendumi mbi qëndrimin apo jo të Britanisë së Madhe në union, që do të zhvillohet këtë vit.

Koment: Pikat kryesore të reformimit të marrëveshjes BE-Britani e Madhe

Britania e Madhe ka qenë gjithmonë e rezervuar për vendin e saj në bllokun 28 anëtarësh, ndërkohë që vlen të theksohet skepticizmi në rritje i saj gjatë viteve të fundit.

Këto reforma janë ligjërisht detyruese dhe mund të ndryshojnë nga një marrëveshje unanime e të gjitha vendeve anëtare. Ato do të hyjnë në fuqi vetëm nëse britanikët do të votojnë pro qëndrimit në BE.

Po cilat janë aspektet kryesore të kësaj marrëveshjeje?

SOVRANITETI

Britania e Madhe siguroi që ajo nuk do të jetë e detyruar për një integrim të mëtejshëm politik brenda BE-së. Vendi ra dakord që të mos i japë më shumë nga kompetencat e saj Brukselit.

”Referencat në marrëveshjet e BE-së për një union më bashkëpunues nuk do të aplikohen ndaj Britanisë së Madhe”, thuhet në tekstin e marrëveshjes.

Cameroni kërkoi që parlamentit britanik t’i jepet një rol më i madh në çështjet e BE-së.

NDIHMA SOCIALE/LËVIZJA E LIRË

Përpjekjet e Cameronit për uljen e nivelit të emigracionit të punës ishin shumë të mëdha. Shumë britanikë i frikësohen faktit se evropianët po shkatërrojnë tregun e tyre të punës dhe po abuzojnë me sistemin e tyre të ndihmës sociale.

Sipas kësaj marrëveshjeje Britania e Madhe mund të aplikojë një mekanizëm mbrojtës që do të shtrëngonte, për katër vite rresht, përfitimin e krahut evropian të punës të ndihmës sociale. Ndërkohë, vendet e tjera do ta aplikojnë këtë gjë për një periudhë shtatëvjeçare.

QEVERISJA EKONOMIKE

Britania e Madhe, tregu më i madh financiar i BE-së, është e shqetësuar se vendimet e marra nga vendet e eurozonës mund të dëmtojnë interesat e saj. Londra nuk ka asnjë plan të adoptojë euron.

Si përgjigje ndaj kësaj, liderët evropianë miratuan një mekanizëm për të zgjidhur shqetësimet e vendeve joanëtare të eurozonës duke u dhënë mundësinë të diskutojnë për gjithçka që ato mendojnë se u dëmton interesat.

”Megjithatë, ky mekanizëm nuk mund të konstituojnë një veto apo të shtyjë vendimet urgjente”, deklaroi presidenti i BE-së, Donald Tusk.

KONKURUESHMËRIA

Britanisë së Madhe iu garantua siguria se BE-ja do të kërkojë përmirësimin e konkurueshmërisë së saj, do të shkurtojë burokracitë për bizneset, do të vazhdojë një politikë tregtare ambicioze, do të nxisë sipërmarrjen dhe do t’i japë shtytje krijimit të vendeve të reja të punës.

Shumë britanikë e shohin tregun e BE-së, ku të mirat materiale, njerëzit, shërbimet dhe kapitali lëvizin lirisht, si një nga aspektet më tërheqëse të anëtarësimit.

bobi
Nga bobi February 28, 2016 13:11
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*