Sekuostrohet Xheko Imperia nje hotel qe s’duhej lejuar te ndertohej

bobi
Nga bobi February 27, 2016 12:12

Sekuostrohet Xheko Imperia nje hotel qe s’duhej lejuar te ndertohej

Një nga hotelet më luksoze në kryeqytet është sekuestruar pas pamundësisë për të paguar këstet e tre kredive në banka të nivelit të dytë.

Hoteli Xheko Imperial i njohur më herët si Hotel Carlsberg ndodhet pranë Presidencës në një nga rrugët kryesore të Tiranës.

Godina ku prej muajsh ishin vënë re rikonstruksione luksi i përket biznesmenit Agron Xheko.

Xheko dhe bashkëshortja kanë marrë tre kredi në shumën 5.5 milionë euro, por nuk kanë mundur t’i shlyejnë ato.

Urdhëri i sekuestros ka dalë në 19 janar të këtij viti.

Hoteli njihet edhe si pikë takimi për politikanë e biznesmenë.

Po pse ka marrë Xheko një shumë të tillë kaq të lartë për rikonstruksionin e hotelit?

Burime pranë biznesmenit thonë për DITA se prej disa kohësh Xheko ka qenë në kontakte me menaxherë të zinxhirit të hoteleve të famshëm Hilton që mund të realizonin blerjen e Xheko Imperial në Tiranë.

Tre kreditë e njëpasnjëshme me vlera nga 900 mijë në 2.2 dhe 2.4 milion euro u morën për investimet që duheshin për të arritur standartet e larta të Hilton.

Por me sa duket Hilton është tërhequr nga marrëveshja paraprake.

Gropa e tre kredive të papaguara në banka ndërkohë është kaq e thellë sa është kërkuar masa ekstreme e sekuestros.

Vec bankave, në raporte borxhi me Xheko Imperial janë dhe një numër nënkontraktorësh që ende nuk janë paguar për punimet në godinën që bie menjeherë në sy për luksin e shtuar muajt e fundit. / Ditaxheko-3

bobi
Nga bobi February 27, 2016 12:12
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*