Ja pyetjet që koha ngre sot kundrejt nesh.

bobi
Nga bobi February 26, 2016 16:47

Fondacioni Korabi

Ja pyetjet që koha ngre sot kundrejt nesh

Spartak Ngjela, ish-deputet , kryetar i Partise Ligj dhe Drejtesi

A është kjo që shohim, vërtet, lufta e korrupsionit për të destabilizuar Shqipërinë?
A është vërtet serioze Reforma në Drejtësi që ofrojne amerikanët, për të shpëtuar Shqipërinë ?
A është i pashpresë Sali Berisha dhe Ilir Meta, nëse implementohet realisht ajo Reformë?
A rrezikohet dhe Lulëzim Basha nga Reforma?
A është vërtet Rama me Reformën?
Sa janë gjithsej deputetët e Parlamentit shqiptar që rrezikojnë arrestimin nga implementimi real i Reformës?
A mund ta kudërshtojë edhe Rama Reformën; dhe, pse beson aq shumë politika amerikane se ky do t’i qëndrojë deri në fund angazhimit për Reformën në Drejtësi?
A ka mundësi që, kundër Reformës, të bashkohet në Parlament, edhe një herë, Meta dhe Berisha?
Sa janë deputetët e Partisë Demokratike që nuk mund të dalin kundër politikës amerikane dhe që do të votojnë Reformën?
Si mund ta durojë Meta Ramen reformist, kur Reforma burgos Metën?
Nëse Saliu “dorëzon mandatin”, sa nga deputetët e Partisë Demokratike do ta pasojnë?
Nëse Saliun nuk da ta pasojnë rreth 20 deputetë, që votojnë për mbështetjen amerikane, çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratke, mos do radhitet edhe një herë tjetër kjo, si forcë antiamerikane dhe antiperëndimore në Shqipëri?
Sa ia frenon Reforma Rames patologjinë e absolutuzmit që ka, dhe, sa do ta frenojë ajo absolutizmin shqiptar?

Në përgjigjen e këtyre pyetjeve është mbërthyer sot e ardhmja e shqiptarëve si jetesë normale, dhe e Shqipërisë si demokraci. Kjo është tabloja logjike e historisë aktuale të jetesës sonë shoqërore, që aspiron realisht për të shkuar në Bashkimin Europian.

bobi
Nga bobi February 26, 2016 16:47
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*