Zbardhen debatet që nuk u dëgjuan në TV. Berisha-Beqajt: Pusho hajdut

bobi
Nga bobi February 19, 2016 12:19

Zbardhen debatet që nuk u dëgjuan në TV. Berisha-Beqajt: Pusho hajdut

berisha pollo poni mbledhje qeverieZbardhen debatet që nuk u dëgjuan në TV. Berisha-Beqajt: Pusho hajdut

Sali+Berisha+Gala+Dinner+Munich+Security+Conference+K7plD4BQ3L2l

Ish-kryeministri Sali Berisha është përplasur dje me ministrat e qeverisë Rama, për vizën e John Kerry-t dhe për vendimin e Kryeministrit për të zëvendësuar ministrin e Financave. Lidhur me ardhjen e muxhahedinëve, Berisha tha se Rama nuk ua tregoi këtë vendim shqiptarëve.

Ndërkohë që sulmoi ministrin Ahmetaj, duke thënë se ky i fundit do të miratojë koncesionin e TVSHsë, atë që nuk pranoi të firmosë Shkëlqim Cani. Berisha i ka bërë thirrje Ahmetajt të mos e pranojë detyrën, por të tërhiqet pasi do të destabilizojë financat e vendit. Por ministri Ahmetaj sfidoi dje Berishën, duke thënë se çdo provë që ka kundër tij ta dërgojë në prokurori.

SHARJET NË KUVEND

Sali Berisha: Është e turpshme, o socialistë të nderuar, që qytetari shqiptar të mos dijë asgjë dhe ta marrë vesh nga John Kerry se erdhi t’i shprehë falënderimet qeverisë shqiptare dhe shqiptarëve për marrjen e 3 mijë muxhahedinëve. Si more, e duroni? A mendoni që nuk janë hunj të kuq, por janë qytetarë shqiptarë…

Taulant Balla: I the të gjitha me muxhahedinë e të tjera, ça nuk the, po nuk fole për Reformën në Drejtësi. Sepse aty e ke hallin ti, të mos bëhet Reforma në Drejtësi dhe të mos ngrihet Byroja Kombëtare e Hetimit. Se nuk ka parti në botë që kryetari i partisë del dhe deklaron që do të votojmë Byronë Kombëtare të Hetimit dhe ish-kryetari del dhe thotë nuk e votojmë dhe ajo nuk mbështetet nga Partia Demokratike. Madje, aq therëse është ironia në këtë rast, saqë në takimin e radhës me prindërit, Lulzimin nuk e shoqëroi babai, por kushëriri i babait. Çoi Mal Berishën në delegacion, që të ishte i sigurt se ç’do të thoshte Lulzimi në takim me përfaqësuesit e lartë amerikanë.

Sali Berisha: Keni qenë ministra dhe kryeministra, si e duroni një të sëmurë psikik, një psikopat?! Po çfarë e ka ky Shqipërinë? Kopshtin e Spiro Kolekës apo të Kristaqit e ka? Po Shqipëria është vendi i shqiptarëve. Dhe çdo shqiptar duhet ta dinte, dhe unë ftoj shqiptarët ta mbështesin këtë akt dhe të mos nisen nga një psikopat, një njeri që fsheh. Po si mund të mendosh të marrësh 2700 dhe nuk u thua një fjalë qytetarëve të tu…?!

Taulant Balla: Mbaroi koha tani, të vazhdojë seanca.

Sali Berisha: Ça seance thua, seancën e kam unë tani…

Taulant Balla: Nuk e ke ti seancën, zbato rregulloren.

Sali Berisha: Mos ndërhy ma, dhe po ndërhyve ma ti… Shiko, nxirre jashtë atë, nxirreni jashtë vagabondin!

Taulant Balla: Ruaj etikën, ti ore…

Shpëtim Idrizi: Ju lutem, mos ndërhyri dhe ruani etikën.

Sali Berisha: Çfarë etike more, kërkon një etikë. Ju i konsideroni larva qytetarët… S’i njoftoni për asnjë vendim, kështu bëtë për armët kimike. E bëtë me muxhahedinët prapë. Po turp 1 mijë herë. Po s’ka turp këtu.

Ilir Beqaj: Ti ke vrarë më 21 janar…

Sali Berisha: Pusho ti hajdut, aty. Pusho!

Jozefina Topalli: Mos ndërhyj ti, aty…

Sali Berisha: Ti je një… Ta them atë që s’ta them dot publikisht, nuk më shkon. Po se ç’je ti e di shumë mirë…

Shpëtim Idrizi: Ju lutem, ruani etikën.

Sali Berisha: Nuk kam lexuar kurrë një titull dhe njoftim të tillë zyrtar në karrierën time 27-vjeçare politike. Kerry e tha me ndjenjat më miqësore, e tha me dhembshuri: Nuk dua ta shoh Shqipërinë si Nigeria! Çfarë ndodhi mbrapa? Cili ishte reagimi i Ramës? Dy reagime. Fole ti zoti Sekretar për dekriminalizim? Të ka thënë ambasadori yt edhe për Rroçin (Rroshin) edhe për Poçin dhe me vrap shkoi në Kavajë, rroftë Rroçi e rroftë Poçi. Po pse sfida do t’i bëni ju Amerikës? Po këto janë turpe primitive.

Arben Ahmetaj: Vizita e John Kerry-t ka bërë diferencë dhe ju ka bërë thirrje që të votoni Reformën në Drejtësi dhe Byronë e Hetimit, që të hetojë këdo qoftë nga ju dhe këdo nga ne. Kjo do bënte diferencën…

Sali Berisha: Të nesërmen e vizitës së Kerry-t shkarkohet në një akt megakorruptiv të pashembullt, një njëri për të cilin as kam qenë as jam e as do të jem kurrë në favor që të jetë zyrtar, një njëri për të cilin kam thënë që kam pasur objeksione për të, por një njëri i cili është viktima e parë, në memorien time, i një ministri që shkarkohet se nuk donte të lejonte një akt korruptiv. A u bë hetimi? A doli se është TVSH-ja e Olsit dhe e Edit? Dhe e hoqët (Canin) sepse ai zotëria nuk pranonte ta firmoste atë. Jua them unë kë. Kur dy vjet më parë një njeri i afërt e pyet: “more Arben (Ahmetajn), po ti si hype kaq lart”? “Unë hypa, – tha, – se e paguaj më shumë se kushdo tjetër”.

(Ministri Ahmetaj qesh, ndërkohë që Berisha e akuzon)

Sali Berisha: Si erdhi ky në majë të Financave? Çfarë e lidh atë me Financat? Po ta marrë njeri në provim, ky njeriu nuk shkruan dot pesë fjali me korrektesë të doktrinës financiare. Ndaj dhe ky në financa është si miu në kafaz. Është si miu që shkon me vjedh. Prandaj shkon.

Arben Ahmetaj: Ahahahahaha

Sali Berisha: Sigurisht që do ta kalosh me të qeshur. Unë të kërkoj këtu, tërhiqu nga kjo aferë e pisët, dhe mos u bëj faktor për destabilizim të vendit. Se të jesh i bindur se ne nuk do pranojmë që Kryeministri yt të vjedhë TVSH-në e shqiptarëve nëpërmjet teje! Po fut dorë në TVSH-në e shqiptarëve, të cilën e paguajnë shqiptarët në çdo gotë ujë, në çdo kafshatë buke, në çdo gotë qumësht. Tërhiqu nga kjo aventurë, mos u bëj simboli më i urryer në pluralizëm për vjedhje të tilla! Mos u bëj mashë. Ti i di mirë problemet e tua. Në mandatin e parë të qeverisë si zv.ministër, ti vodhe mbi 800 milionë impulse në telekomunikacion, me një vlerë prej 15 mln euro, të gjetura nga komisioni parlamentar shumicë-pakicë. Ti zotëri, që je këtu, dhe që do të bëhesh mashë për të vjedhur, në 2005-n, si u largove ti nga Shqipëria?

Taulant Balla: Asnjë ditë nuk është larguar. Asnjë ditë.

Sali Berisha: E kalove si shkelës kufiri, dhe njeriun që e ka shoqëruar me valixhet me euro e ka arrestuar policia greke si shkelës kufiri. Ky njeri shkoi në Rumani, kërkoi azil politik, ndërhyra brenda autoriteteve rumune që të mos ia jepnin. Pagoi shuma marramendëse avokatit të partisë për ta mbyllur, por s’ka për ta mbyllur kurrë. Ndaj dhe ky tani, atë që s’pranoi ta bëjë Cani, s’pranuan ta bëjnë punonjësit e tu, merr misionin për ta bërë një njeri që në jetën e tij nuk ka lexuar qoftë konceptin më elementar të financave të një shteti apo financave në tërësi.

Arben Ahmetaj: Unë nuk sillem si kufitar i vogël, siç u solle ti, as si Doktor Shkencash në Financë. Unë sillem si një njeri modest, si një ministër i Ekonomisë, i emëruar ministër i Financave. Diferenca e ditëve të mia me ditët e tua janë që, ditët e mia janë transparente. Dhe çfarëdo që bëj unë, unë kam gatigati që fëmijë, që 26 vjeç, që deklaroj të ardhurat. 26 vjeç, u bëra sot 46 vjeç, dhe nuk ka ngelur cep dhe brimë pa m’u kontrolluar, madje edhe me urdhrin tënd. Dhe ja ku jam. Unë jam një nga arsyet që antikorrupsioni në Financa ka për të njohur një nivel të paparë. Nuk funksionon ashtu siç ka funksionuar. Misioni i ministrit të Financave është i shenjtë dhe unë e respektoj kolegun tim në ikje, siç i respektoj kolegët nga e djathta që kanë bërë atë që kanë bërë aty…

Sali Berisha: Të kërkoj të japësh dorëheqjen e të mos e çosh vendin aty ku vendi nuk duhet të shkojë. Ne duam që debati të mbetet gjithmonë për transparencë, por këto që po bëni ju, absolutisht po i detyroni qytetarët t’ju kërrejnë me lecka nga zyrat dhe mos të gjeni strofull, dhe mos kujto se e kalon më kufirin, edhe me valixhe, ndaj dhe ti nuk mund ta merrje kurrë këtë mision, do t’i bësh vendit gjëmë të madhe dhe të jesh i bindur se do ta paguash shumë, shumë shtrenjtë këtë gjë.

Arben Ahmetaj: Kur ky Parlament të votojë, unë do ta marr atë detyrë dhe siç kam ulur kokën 2 vjet dhe kam punuar që nga mëngjesi deri në darkë, do ta bëj sërish. Unë po të them ja ku je, çoje në prokurori, çdo fakt që ke për mua dhe për kolegët e mi, çoji në prokurori. Më gjej një gjë në tri vite, një firmën time, e cila është hedhur në kundërshtim me ligjin, ta premtoj Sali Berisha pa të fyer as ty, as familjen time. Unë do të jap dorëheqjen. Një firmë tek… Kam qenë fëmijë gati, 26 vjeç, që kam negociuar me një nga ish-deputetët e tu, me Rusmalin, për mbylljen e skemave piramidale…

Sali Berisha: Unë nuk ndërhyj në punët tuaja. Po iku dhe Vasilika i hëngri kokën Jolezës me Facebook. Po s’merrem unë me punët tuaja.

Taulant Balla: Po ke qenë Kryeministër, me një 25-vjeçare do merresh?!

Sali Berisha: E di si bëjnë këta mbrapa meje (ministrat), si gangsterë? Po flet ministri mbrapa në atë mënyrë?! Sepse janë të zhytur këmbë e kokë në vjedhje. Po çfarë e çon Peleshin të shkojë të mbrojë Maznikun? Korça të njeh për zv.kryeministër ty, more djalë, dhe ti na del të bësh avokatin e hajdutit, se ti vjedh me të. Kjo ndodh kur mbush xhepat për vete.

Niko Peleshi: E pranoj kritikën tuaj. Nuk më takonte të merrja pjesë në atë debat. Por tek ai incident pashë më shumë se ajo që ndodhi. Por unë pashë një përplasje mes dy modeleve. Unë shkova në atë debat për të thënë që territorin ta heqim nga axhenda jonë politike… Të mos bëjmë politikë për ndërtimin e një këndi lojërash.

Sali Berisha-Peleshit: Uroj që, ai i cili do të ndërtojë klubin që kishit fshehur, të mos jetë ndonjë bashkortak i yti!… Ndaj dhe një herë i bëj thirrje (Ahmetajt), dorëhiqu menjëherë nga detyra që të ka dhënë Kryeministri…

Ilir Beqaj: Ai nuk është dekretuar akoma. Ke qenë dhe President ti.

Sali Berisha: Ato nuk janë punët e mia. Unë i drejtohem këtij personalisht.

Taulant Balla: Ti e paske bllokuar dekretin te Bujari…

Sali Berisha: I bëj thirrje Parlamentit të krijojë me urgjencë një komision hetimor parlamentar për të vërtetuar të gjitha këto që kanë shkruar agjencitë e huaja, shtypi investigativ, por edhe deputetët në këtë sallë.

Arben Ahmetaj: Unë të sfidoj: çdo gjë që mendon, se unë kam hedhur një firmë në kundërshtim me ligjin; Arben Ahmetaj, ministri i Ekonomisë, të ketë hedhur një firmë që të ketë devijuar para publike, apo të jetë në kundërshtim të hapur me ligjin, çoje në prokurori! Të premtoj, për kokë të dy gocave të mia, do të jap dorëheqjen në sekondë. Këtu do të jemi dhe do shohësh çfarë do ndodhë me rritjen e financave.

Taulant Balla: Zotëri, dokumentet zyrtare thonë që ky biznesmeni ka pasur për 8 vite, sa ke qenë ti Kryeministër konsulente Argita Berishën. Tani kam një pyetje: A është shpërdorim detyre nga ana jote fakti që ti i bën presion një biznesmeni për shkak se je deputet, nga foltorja e Kuvendit, që biznesmeni të vazhdojë të ketë konsulente vajzën tënde? Kompania quhet “Alpet” dhe paguante 3 mijë euro në muaj konsulencë juridike në zyrën e avokatisë së vajzës tënde. Sa për valixhet, një gjë po ta them, Byroja Kombëtare e Hetimit do të ngrihet dhe do t’i hetojë të gjitha valixhet. Ato të gushtit të 2013-s duhen hetuar mirë se çfarë kanë pasur brenda.

Sali Berisha: Po ti je i pafytyrë dhe mashtrues. Je dënuar 5 herë nga gjykata si shpifës dhe do të dënohesh sërish. Të garantoj se do të përballesh shumë shpejt në gjykatë me shpifjen që bëre. Me shpifje, nuk mbrohet Edi Rama. Edi Rama vetëm tregon mjerimin dhe batakun ku ka rënë./panoramaSali+Berisha+World+Leaders+Take+Part+NATO+QHgNDqkCWQzl

bobi
Nga bobi February 19, 2016 12:19
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*