Pse publikoi nivelin e borxhit pasi u shkarkua nga detyra?

bobi
Nga bobi February 19, 2016 12:40

Pse publikoi nivelin e borxhit pasi u shkarkua nga detyra?

 

Njëkufi tela ditë pasi Ministria e Financave publikoi se borxhi publik ishte në nivelin e 72.2% në fund të vitit 2015, ky institucion i drejtuar nga Shkëlqim Cani deri para disa ditësh, sot ka nxitur të shpjegojë arsyet e këtij publikimi.   Nxjerrja e nivelit të borxhit publik u komentua në media si një shenjë hakmarrje e Shkëlqim Canit ndaj Kryeministrit Rama që e largoi nga posti i ministrit të Financave. Në reagimin e sotëm, Ministria e Financave sqaron se nxjerrja e nivelit të borxhit nuk lidhet me asnjë nga arsyet e bëra publike, por sipas saj, kjo gjë është pjesë e detyrimit të kësaj Ministrie.   “Ky njoftim lidhet vetëm me detyrimin ligjor të publikimit të buletinit përkatës zyrtar dhe me asnjë rrethanë tjetër. Sipas praktikës shumëvjeçare, të dhënat mbi borxhin e qeverisjes së përgjithshme publikohen çdo tre muaj në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Financave. Për tremujorin e parë deri në tretin, publikimi bëhet jo më vonë se fundi i muajit pasardhës.   Për tremujorin e katërt publikimi bëhet sipas urdhërit të Ministrit për mbylljen e vitit raportues”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave. Sipas saj, në strukturën e stokut të borxhit publik, borxhi i Qeverisë Qëndrore përfaqëson 99.91% të stokut, ndërsa borxhi i pushtetit lokal 0.09% të tij, duke ruajtur të njëjtat nivele me fundin e vitit 2014”. /Agjensia e Lajmeve Sot News/ – See more at: http://www.sot.com.al/politike/pse-publikoi-nivelin-e-borxhit-pasi-u-shkarkua-nga-detyra-arsyet-i-sqaron-vet%C3%AB-shk%C3%ABlqim#sthash.rQHlsI0v.dpuf

bobi
Nga bobi February 19, 2016 12:40
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*