JU KUJTOJ SE PO RRESHQISNI “BUTE E ME THELLE” NE DIKTATURE !

bobi
Nga bobi February 18, 2016 21:10

JU KUJTOJ SE PO RRESHQISNI “BUTE E ME THELLE” NE DIKTATURE !

masakar-e-parkutJU KUJTOJ SE PO RRESHQISNI “BUTE E ME THELLE” NE DIKTATURE !

vraNga Besnik Aliaj

Une perbuz nje QEVERI qe nuk e ul koken te punoje e te degjoje njerezit, por e ka mendjen te ngreje INSTITUTE PROPAGANDE njesoj si ne kohet me te erreta te Hitlerit. Une peshtyj nje qeveri qe harxhon taksat e njerezve te thjeshte per te manipuluar vete ata, per te intimiduar kritiket dhe oponentet, per te mashtruar e tallur njerezit e thjeshte dhe per te c’nderuar akademiket. Une shkel me kembe nje qeveri qe mendon gjithe diten vetem per te fshehur punet keqia dhe ato te pabera, per te mbuluar genjeshtrat dhe premtimet e pambajtuar, dhe sidomos per te ushtruar presion mbi kritiket dhe oponentet …

Une neverit meshkujt cuperlina te SEKTORIT TE PROPAGANDES dhe gjithe vartesve te tredhur te “PERANDORIT – BIR TE DIELLIT – AMON RA” sepse jane te nje niveli te ulet e TE PASHKOLLUAR, jane mjerane te tredhur me SMS, frikacake e te dhunuar qe ne djep. Vetem se ju kujtoj se jeni te identifikuar dhe shpejt po vjen dita qe njesoj si sahanlepiresit e GEBELS-it do te perballeni me njerezit e thjeshte dhe me ligjin o sharlatane te POLITIKES SE VJETER …

Une perbuz nje qeveri qe ysht gjithe armaten e zagareve te “Soros-it” dhe “Anti-Sorosit” qe te shkrujane, SHPIFIN e te shajne duke menduar se me intimidojne mua, njerezit e mi, apo punet e mia. Jeni te mirepritur te germoni e shkruani per mua sa te doni nga mengjesi ne darke. Shani, nxini dhe llomotisni sa te doni ate qe ju udhezon PERANDORI I DESHTUAR AMON RA. As nuk ju llogaris ne hesap fare! Nder me beni kur me shani ju! Por po ju them o te mjere, se jeni aq qesharake te gjithe bashke, sa mendoni se shqiptaret hane bar…

Une perbuz te gjithe shpuren dhe vete PERANDORIN DIELL qe me zhulgun e rrugaceve-kriminele qe duan te futen ne politike me kobure ne brez, hordhite e drejtuesve fiskale qe duan te bejne karriere me gjoba kunder kritikeve dhe opozites, sahanlepiresit e cdo sistemi te mediave-ndertuese te pangopura, dhe gjithe ushtrine e pashkolluarve qe sot udheheqin kete vend. NUK ME TREBNI DOT! NUK NA TREMBNI DOT! Sepse e dini mire qe nuk jam vetem! Jo sepse kam pas te verteten absolute, por se kam pas ate te vertete qe sot e besojne njerezit e thjeshte nga Saranda e Tepelena deri ne Shkoder e Tropoje. Por edhe pse une jam ketu o maskarenj dhe nuk do iki as ne Paris e as ne Kanada! Jam perballur ne 90-ten e 2005 me seren tuaj e do perballem edhe tani! Provoni dhe do shihni se sa larg do ju dale TYMI! Kam me vete studente, akademike, intelektuale, gazetare te ndershem, njerez te mire e opozitare dhe shpejt do j’ua tregojme vendin edhe juve!

Une meshiroj por perbuz cdo PALACO-PUSHTETAR qe kur hypen ne karriken e pushtetit kujton se eshte i perjetshem si DIELLI, qe kujton se i di te gjitha, qe kujton se ka pronesine dijes dhe oksigjenit te kesaj bote, e qe arrin te thote me verberi idiote frazen banale: BENI SI THEM UNE DHE MOS BENI SI BEJ UNE! Ketu na keni te gjithe ju o trushkulur, o mosmirenjohes, te pabese qe u tallet voten dhe buken e njerezve te thjeshte. Qe futet ne burg njerez pse meremetojne ballkonin, ndersa vete ndertoni pa leje e prisni peme! Vec po ju kujtoj se po rreshqisni cdo dite “bute e me thelle” drejt DIKTATURES! Dhe vjen pastaj nje dite qe do jepni llogari per kete!

bobi
Nga bobi February 18, 2016 21:10
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*