Iken nga qeveria ish zevendesi i Nanos

bobi
Nga bobi February 16, 2016 12:29

Iken nga qeveria ish zevendesi i Nanos

Rama CaniMinistrja e re e Ekonomisë që nga dita e sotme do të jetë Milva Ekonomi. Ajo do të zërë vendin e Arben Ahmetajt, që u emërua ministër i Financave.Ekonomi ka qenë deri më tani zv.ministre e Shëndetësisë.   Më poshtë CV-ja e plotë e saj:   Milva Ekonomi ka lindur në Tiranë në vitin 1962 dhe është  nënë e dy vajzave.   Ka kryer studimet e larta në Statistikë dhe Ekonomi nga Universiteti i Bujqësisë, dhe një Master në Administrim Biznesi ( MBA ) nga Universiteti i Tiranës. Ka kryer gjithashtu edhe formime të avancuara në fushën e statistikave ekonomike dhe sociale si dhe të menaxhimit në Byronë e Statistikave të Punës (SHBA), Eurostat (Luxemburg), Istat (Itali).   Ka shërbyer si Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave të Shqipërisë  gjatë periudhës 1994-2005 duke kryer një sërë detyrash që lidheshin me ngritjen dhe institucionalizimin e statistikave zyrtare në vend.   Ka kryesuar Komisionin Kombëtar të Nomenklaturave dhe ka qenë për dy mandate anëtare e Byrosë së Konferencës së Staticienëve Evropianë KEE/OKB. Në vitin 2006 ajo zgjidhet anëtare e panelit të ekspertëve të projektit “PARIS 21” (OECD), ku punon mbi lidhjen e statistikave zyrtare me të drejtat e njeriut.  Punon në këtë projekt deri në fund të dhjetorit 2007. Më pas ajo u përfshi si ekspert kyç në Agjencinë Evropiane për Rindërtim (EAR) në Kosovë, në projektin mbi Mbështetjen në Sistemin Statistikor dhe Përgatitjen e Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë  2007 – 2008.   Dha kontributin e saj si Këshilltar Afatgjatë i Statistikave Suedeze (Sida) në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, ku punoi  gjatë viteve 2008 – 2013, në hartimin e legjislacionit statistikor dhe ndërtimin e Programit Zyrtar të Statistikave Kombëtare. Ajo gjithashtu ka punuar në projekte të ndryshme me Agjencitë e OKB-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare si Eurostat, ILO, UNODC, Ëorld Bank, Dfid, dhe FMN.   Ajo është anëtare e Institutit Ndërkombëtar të Statistikave (ISI) dhe Shoqatës Staticienëve të Ballkanit.Ajo është një nga themeluesit e Institutit Agjenda, një qendër kërkimesh ekononomike dhe sociale e themeluar në qershor të vitit 2006 në Tiranë. Përgjatë  viteve ajo ka dhënë kontributin e saj në lëvizjen e gruas në Shqipëri duke qenë aktiviste në shumë nisma, por gjithashtu edhe në aksione të shoqërisë civile. Ajo ka shërbyer edhe si anëtare e Këshillit Bashiak të Tiranës për periudhën 2000-2011.   Ka qenë lektore në Universitetin e Tiranës, Universitetit Bujqësor  si dhe në Universitetin “Zonja e Këshillit të Mirë”. Ajo ka shkruar disa botime ne nivel kombëtar dhe ndërkombëtare në fushën e statistikave, zhvillimit social dhe ekonomik, si dhe të përkatësisë  gjinore. Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe Italiane, si dhe njeh gjuhën franceze.   – See more at: http://www.sot.com.al/ekonomia/profili-rama-shkarkon-canin-ja-kush-%C3%ABsht%C3%AB-ministrja-e-ekonomis%C3%AB-q%C3%AB-zuri-vendin-e-ahmetajt#sthash.B4Gakaga.dpuf

bobi
Nga bobi February 16, 2016 12:29
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*