Do pres me durim qe te behesh serish miku im!

bobi
Nga bobi February 13, 2016 12:03

Do pres me durim qe te behesh serish miku im!

Artikuj të ngjashëm

Nga Monika Spahivogli

Mos me bej thirrje ne FB miku im qe te njoh prej vitesh per t’u bashkuar me kauzen tende (tyren). Nuk te besoj me, as kur je ne pozite dhe as ne opozite!

Kam te drejten e refuzimit, dyshimit madje edhe te bllokimit (megjithese do me vije keq qe nuk shoh me anen tende njerzore dhe familjen tende qe e dua shume).

Une jam Populli: “sovrani” i zbritur nga froni dhe i shpronesuar prej shume dekadash! Vetem nje grimce e TIJ. Populli qe vdes nga brengat cdo dite nga pak dhe nuk ka me fuqi te reagoje. Subjekti perfekt per cdo uzurpues froni!

Dje, perpara se te futeshe ne kornize, ishe edhe ti populli bashke me mua. Me vjen keq per ty megjithese ke ngritur vila!

Une jam intelektuali: Perbuzur nga te gjitha qeverite, shfytyruar, perbaltur e plakur para kohe, detyruar dhunshem te shkeputem nga studimet per te mbijetuar, jam ai qe vdes nga brengat cdo dite dhe nuk ka me fuqi te reagoje….Qenia ideale per cdo sundues!

Dje, perpara se te futeshe ne kornize, ishe edhe ti intelektuali bashke me mua. Me vjen keq per ty megjithese ke ngritur vila!

Une jam artisti….me perpelitjet e mia per te ikur diku (edhe ne Afrike – me mire atje) ku ta vleresojne bukurine e shpirtit tim te kthyer ne art por, pa shprese per te ikur.

Qenia e dorezuar … me ne fund nga pamundesia e shprehjes (sepse shpirti i ndjeshem dorezohet kur s’ka drite). Artisti qe vuan cdo muaj per buke per te siguruar mjete qe te shprehet. Qenia me jo perfekte per kete realitet sepse, edhe TI qe vendos piktura ne cdonjeren nga 100 dhomat e tua rezidenciale, nuk me perfill – veprat e mia nuk kushtojne 2 milion Euro, ndaj TI blen ato vepra qe te sugjerohen nga tutoret e tu!! Mua me perbuz sepse jam komshiu/shoku yt. Nuk mund te jem kaq i talentuar.

Dje, perpara se te futeshe ne kornize, ishe edhe ti artisti bashke me mua. Me vjen keq per ty megjithese ke ngritur vila!

Une jam zanatciu qe, me mjete te vogla, krijon gjera te medha (dhe qe ka brenda shpesh intelektualin, artistin, krijuesin). Zanatciu qe krijon ore, Kryevepra prodhuar me dore (nga ato qe shiten jashte bukuri)…mure me ngjyra e gatime per Master Chief… Por, TI me perbuz sepse, dikur ishe dhe vete si UNE dhe te eshte dashur shume te shkeputesh nga ai “batak” qe trashegove si nje perle te cmuar.

Dje, perpara se te futeshe ne kornize, ishe edhe ti Zanatciu bashke me mua. Me vjen keq per ty megjithese ke ngritur vila!
……..

A e di pse me vjen keq per TY miku im (sado e cuditeshme t’i duket njerzve)? Sepse, ne keto perpelitjet e mia cdo dite, teksa shuhem si qiriu, UNE fle sapo ve koken ne jastek. Nenvetedija me sjell endrra te bukura sepse, atje nuk je TI me zot.

Si fle ti, miku im (gjithmone nese fle)?

Besoj se fle vone teksa mendon statusin e rradhes per mbeshtetje, votat ne votimet e rradhes, flet me vete se cfare do i thuash Shefit te madh teksa nuk e ke bere detyren si duhet… shikon nightmares sikur po humb vilen, pushtetin, parate ne banken e Zvicres, femijet qe nuk di ku i ke neper bote (sepse, normal, nuk mund t’i mbash ketu, ne kete vend “te qelbur”), karrigen!!

Mos me kerko te ndjek kauzen tende miku im! Une tashme jam vite drite larg teje.

Dje, perpara se te futeshe ne kornize, ishe edhe ti artisti, intelektuali, zanatciu, populli, njeriu….bashke me mua. Sot na ndan nje tavan i xhamte. Me vjen keq per ty megjithese ke ngritur vila!

Ndjese miku im i dikurshem por, nuk i bashkohem me kauzave te tua sepse me ke zhgenjyer!!!

Do jesh serish miku im kur te kesh hequr dore nga froni e te jesh ne hall. Pikerisht atehere do pi nje kafe kenaqesie me ty ku do bisedojme si NJEREZ.

Do pres me durim qe te behesh serish miku im!

 monika-spahivogli1-376x315
bobi
Nga bobi February 13, 2016 12:03
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*