Tanush Mulleti: Komunistet manipuluan 4 shkurtin

bobi
Nga bobi February 5, 2016 12:41

Tanush Mulleti: Komunistet manipuluan 4 shkurtin

Tanush Mulleti: Komunistet manipuluan 4 shkurtin

Tanush Mulleti, nipi i Qazim Mulletit, gjatë një interviste për “Fokus TV” të Robert Papës, ka theksuar se regjimi komunist ka manipuluar historinë për ngjarjet e 4 Shkurtit. Sipas tij, komunistët kanë marrë listat e njerëzve që janë vrarë nga bombardimi anglez në 1944, dhe i kanë përfshirë në numrin e të vrarëve në masakrën e 4 Shkurtit. Tanush Mulleti ka mohuar implikimin e Qazim Mulletit në masakrën e 4 Shkurtit, ndërsa ka folur edhe rreth rolit të Xhafer Devës, ish-komandanti i Xhandarmërisë, si protagonist kryesor i kësaj ngjarjeje.    -Çfarë ka ndodhur më 4 shkurt 1944 në Tiranë, në atë që është quajtur masakra e komunistëve?    Historia duhet të shkruhet siç ka ndodhur, sepse historia jonë është deformuar, jo vetëm gjatë komunizmit por edhe më parë ka pasur shenja që nuk është shkruar e vërteta, por sidomos gjatë regjimit komunist kjo është deformuar krejt. Më 4 Shkurt është e vërtetë që janë vrarë njerëz në Tiranë. Nuk mohohet kjo. Por pse u vranë? Duhet gjetur shkaku, si dhe sa u vranë. Mua një gazetare më ka pyetur se përse je i interesuar për 4 Shkurtin? Jam i interesuar i thashë sepse kur isha fëmijë në fillore në Kavajë, dhe në këndim thuhej se 4 Shkurtin e ka bërë Xhafer Deva dhe Qazim Mulleti. Pas disa kohësh ia hoqën emrin Qazim Mulletit. Kur erdhi demokracia thashë ta shoh këtë punë. Çuditërisht dosja ishte e kompletuar, e vulosur. Unë kam marrë disa procesverbale dhe aty janë 16-17 persona të vrarë. Maksimumi edhe ata nuk njihen. Dy italianë nuk kanë pasur punë me komunizmin. Dy fshatarë që janë gjetur të vrarë te Kodra e Saukut. E vërteta është se strategjia e Partisë Komuniste jugosllave ka qenë shumë e qartë: Me fut vëllavrasjen mes kosovarëve dhe shqiptarëve. Të rinjtë e asaj kohe nuk e kanë kuptuar këtë gjë, sepse serbët kanë qenë shumë më përpara në këtë punë. Edhe filluan. Vrasjen e parë e bënë në Shkodër. Kanë vrarë kolonel Adem Boletinin.   -Djali i Isa Boletinit…   Po, tani të vrasësh djalin e Isa Boletinit, një patrioti që është e vërtetuar katërciptërisht se është vrarë e shkatërruar për Shqipërinë. Ka shkuar ka përshëndetur vetë ngritjen e flamurit, edhe pse me vonesë. Kush e vrau? E vrau grupi komunist i Shkodrës. Ata që shtinë, ishin njerëz pa shkollë, pa gjë fare. Ai që e drejtori ishte Vasil Shanto. Ai drejtoi operacionin. Sot, shoqatat malazeze kërkojnë që t’u kthehen emrat e vet. Për shembull, nuk e ka Shanto, por Shantoviç. Vojo Kushi e ka Kushiç, Dranko Kadia, Kadiç, etj. Këta janë me origjinë sllave. Po t’i mbledhim të gjitha këto shohim që ata kanë origjinën prej andej. Këta kanë luajtur lojën politike të tyre, me dashje apo padashje dhe u vranë. Më vonë u vra një këtu, ministri i Kosovës. Këtu janë vrarë shumë, por të vritet djali i Isa Boletinit, gjë e rëndë! Çfarë bënë kosovarët? Erdhën në Shkodër të merrnin hak. Madje, atë natë që kanë ardhur këta është vrarë nipi i komandantit të Shkodrës, Shaban Zenelit. Ai ka hapur dritaren a derën dhe u ka thënë pse bëni zhurmë dhe e qëlluan. Dhe është raporti i shkruar. Por kanë ndërhyrë edhe disa burra, sidomos i ati i doktor Bekteshit. Jo mo vëlla tha nuk e kanë vrarë shkodranët, e kanë vrarë komunistët. Filluan këta të vrasin, dhe shkuan e vranë Iljaz Agushin. Agushi ishte ministri kosovar në qeverinë e regjencës. Një patriot që në 1912. Kush e ka vrarë? Ne duhet ta themi të vërtetën, mirë keq. Aty ka qenë me Prefektin e Prizrenit, Spahiu. Këta të rinjtë kosovarë hynin e dilnin. Të gjithë kosovarët komunistë nuk e kanë bërë jetën e partisë në Kosovë. Në atë kohë, ata e dinin se po të fitojë komunizmi, Kosova do të rrijë me Serbinë. Domethënë duam nuk duam, jetën partiake e kanë bërë në Shqipëri.    -Pra në pjesën tonë…   Ky që e vrau ishte Bujar Hoxha, djali i patriotit më të madh në Shqipëri, Hoxha Kadrisë. Ai djalë i ri mundi ta vriste, por ishte mik i shtëpisë, hynte e dilte. Këtë e di mirë edhe Kristo Frashëri. Kur një atentator e ka bërë, ka marrë gradat e veta dhe në biografi e ka shkruar që unë kam bërë këtë e atë. E kështu vijuan vrasjet. Të vrasësh djalin e Isa Boletinit. Çfarë bënë këta? Vajtën e vranë të nipin e Xhafer Devës. A deshën të vrisnin Xhafer Devën…Atëherë doli artikulli: Gjaku do gjak, terrori do terror. Kur Xhafer Deva ka ardhur këtu, ka qenë një person shumë i kulturuar.    -Kryetari i Lidhjes së dytë të Prizrenit…   Kur erdhi, erdhi si dorë e fortë të kapte ata kosovarë që bënin aktivitetin komunist këtu. Ai e dinte se këta qeveritarët shqiptarë edh mund të bënin ndonjë kompromis, apo ndonjë hile të tipit që ky është nipi im, është i racës time, etj. Ai kishte një batalion. Operacionet që i kishte direkt ministri, nuk pyeste për prefekt, shef policie, por shkonte vetë e zgjidhte. Në procesverbal është, listat e personave që janë terroristë.    -I vinë Xhafer Devës…   Kur kanë bërë një akt, kanë hedhur traktin. Që filani vrau filanin. Ç’është e vërteta, shumica e atyre është që nuk e kanë bërë jetën e partisë në qytetet e veta, por e kanë bërë në Tiranë.    -Janë disa, si Vangjel Capo, Todi Shkurti, Rexhep Çeliku, Sokrat Tako, Gjergj Legisi…   Te Legisi po e shpjegoj si ishte puna. Këta deri aty ishin të gjithë në aktivitet. Unë kam dokumentet, që p.sh. Isuf Alibali, thuhet është komunist, s’është terrorist, të lirohet. Kurse ai Legisi, nuk kanë pasur punë me Legisin sepse Legisi ka qenë thellë nga Mirdita dhe ka punuar këtu teknik a marangoz. Ky ka bashkëjetuar me një Bojka Bojka. Kjo Bojka ka qenë koordinatorja e Partisë Komuniste. Këta kanë shkuar të gjejnë Bojkën, por ky nuk e ka nxjerrë atë dhe vranë Legisin.    -Ka pasur Qazim Mulleti gisht?    Këtë e ka bërë Xhafer Deva si ministër, bashkë me grupin e tij edhe si terror për këta të tjerët. Të nesërmen është bërë procesverbali, është bërë grupi i prokurorëve, me nënprokurorinn e përgjithshëm dhe me prokurorin e Durrësit. Ky grup ka marrë të dhëna. Ku u gjetën këta të vrarë, një këtu, dy atje. Është diskutuar që në Sauk sepse ka qenë një repart ushtarak. Trupat e këtyre janë marrë të gjithë dhe janë dërguar në morgun e spitalit. Atje ka qenë një specialist italian dhe u zbulua që janë vrarë prej armëve. Thanë mos kanë qenë plumbat e gjermanëve. Prefekti ka dhënë urdhër dhe është verifikuar se nuk kanë pasur punë me gjermanët. Është bërë një komision i bashkisë, me nënkryetarin filan, edhe janë bërë zhvarrimet.   -Domethënë, a janë marrë shumë seriozisht?    Është vërtetuar. Lista është e plotë me të gjitha. Nga qeveria është quajtur ngjarje e rëndë. Medi Frashëri ka thirrur ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Xhafer Devën dhe ka mbajtur shënim ku i ka thënë: Djalë i mbarë, ata po bëjnë terror! Unë jam regjenti i Shqipërisë, nuk mund të bëjnë terror.    -Çfarë tha Xhaferi?   Në kujtimet e veta, raporti final i Vermatit thotë: Një pjesë e qeverisë nuk e kishin qejf autoritetin e fortë të Xhafer Devës. Edhe ju bë qejfi kur u thye. Ishte i fortë, shumë i rreptë, shumë i drejtë dhe e detyruan këta që të ikte Xhafer Deva. Iku e la punën dhe shkoi në Kosovë. Çfarë ndodhi? Lëvizja komuniste u zhvillua, madje filluan taksat te tregtarët. Qeveria e asaj kohe ka mbajtur qëndrim dhe e ka quajtur ngjarje të rëndë. Tani kjo është bërë në kohë lufte. Po ti kur vrave në ’51 me gjykata, me polici tënden. Kjo është 100 herë ngjarje më e rëndë. Ti ke djegur fshatra, ke vrarë njerëz të pafajshëm. S’kanë pasur hiç lidhje me atë ngjarje.    -Sa ishte numri i të vrarëve?    Nxjerrim listat sepse nuk kanë vdekur akoma njerëzit që i dinë këto punë. Në listën e të pushkatuarve të 4 Shkurtit, Organizata Kombëtare për Dëshmorët e Luftës së Shqiptarëve, shkurt 2011 ka dhënë shifrën 42. Kurse Organizata e Veteranëve të Luftës së Popullit Shqiptar në 2011 ka dhënë shifrën 29. Kurse Organizata Kombëtare e Invalidëve të Luftës ka dhënë 30. Prokuroria e Shtetit e 1944  ka dhënë 14. Po kapim të parin, Ali Visha ka qenë një djalë trim Komunist, atentator, futbollist. Ky nuk është kapur më 4 Shkurt, ky është kapur përpara sepse akuzohet se ka vrarë Aziz Çami. Aziz Çami në atë kohë, ai që i ka bërë atentat Ahmet Zogut dhe ky kur u vra Lepenica, po shkonte komandat i forcave të Ballit Kombëtar për Jugun. Duke shkuar në shtëpi, teksa u kthye në një furrë për të marrë bukë, ai furrtari e ka pyetur kush je dhe pastaj ka dalë dhe e ka qëlluar. Ky ishte një nga shokët më të ngushtë të Qazim Mulletit. Kishte marrë pjesë në ngjarjet e 1920, Kongresin e Lushnjes, Luftën e Vlorës. E gjetën kush e ka bërë dhe e kapën Ali Vishën dhe disa të tjerë.     -Po më tej?   Këta marrin listat e njerëzve që janë vrarë nga bombardimi anglez në 1943. Kur kapitulloi Italia, ndërhynë edhe anglezët dhe bombarduan deri te radioja e vjetër e Shkodrës, madje deri të rruga e Kavajës. Kanë ardhur deri në qendër, ku kanë bombarduar dhe janë vrarë 55 vetë. Mund të jenë 30 a 40 sakatë. Tani emrat e atyre këta shkojnë e i fusin këtu. Ata janë gjë tjetër, janë viktima të luftës. Në atë kohë u tha që i kanë varë gjermanët. Këta kishin fotografuar aeroplanët dhe aeroplanët dolën anglezë dhe kërkuan falje se është bërë gabimisht.

FokusTv; Tanush Mulleti

bobi
Nga bobi February 5, 2016 12:41
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*