Sa hebrej “të pastër” u vranë gjatë Holokaustit?

bobi
Nga bobi January 2, 2016 11:29

Sa hebrej “të pastër” u vranë gjatë Holokaustit?

rabin

Një pjesë e hebrejve duket se e konsiderojnë Holokaustin si një shfaqje të errët të shekullit të 20-të, por që është mistifikuar.

Më herët, ish-presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad u bë lajm botëror kur deklaroi se Holokausti ishte ekzagjeruar.

Ai madje u akuzua direkt nga Shqipëria se “ishte një Hitler i ri”. (kliko KËTU)

Por këto ditë, mendimin e tij e ka riprodhuar edhe një rabin hebre, ultraortodoks, me banim në New York.

Yosef Mizrachi (në f0t0) ka deklaruar se bazuar nga shkalla e asimiliit të lartë të hebrejve në Europë, nga numri i martesave të përziera para Luftës së Dytë Botërore, çojnë në konkluzionin se 80% e atyre që janë identifikuar si hebrej në kuadër të Holokaustit, nuk ishin të tillë sipas ligjit hebraik, halakha.

“Nëse i hidhni një sy përqindjes së asimilimit në Europë, që ishte gati 80%, është e arsyeshme që të thuhet se 80% e 6 milionëve nuk ishin hebrej. E vërteta është se as 1 milionë hebrej nuk u vranë. Jo se ky nuk është, zoti na faltë, një numër domethënës, por ka një diferencë mes 1 milionë dhe 6 milionë. Për jo kushdo që ka pak gjak hebreu, është hebre”, tha Mizrachi që solli si ilustrim rastin e Howard Stern, cituar nga ResPublica.

kliko ketu

bobi
Nga bobi January 2, 2016 11:29
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*