Edhe Putini, kopil?!

bobi
Nga bobi December 31, 2015 12:15

Edhe Putini, kopil?!

putin-genjen

Vladimir Putin u shpreh me admirim ndaj prindërve të tij, në një artikull kushtuar marrëdhënies mes tyre dhe vuajtjeve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Bild” shkruan se, Vladimir tregon me plot pasion se si ai u rrit nga prindërit dhe mësoi gjithçka prej tyre.

Por në ditën kur ky tekst u publikua në mediat gjermane, gazeta e njohur “Zeit” publikon një artikull, që hedh dyshime mbi deklaratat e Putin. Në shkrim thuhet se Putin ka manipuluar të kaluarën e tij.

Në të vërtetë ai është fëmija jashtëmartesor i një ruseje, që ka jetuar vitet e para të fëmijërisë në Gjeorgji, kur mamaja e tij u martua sërish 8-vjeçari u dha tek një familje, që të kujdesej për të. Pikërisht tek ata që Putin i quan prindërit e tij, Vladimir Spiridonoviç dhe Maria Ivanovna Putin.

Të dy vdiqën përpara se ai të bëhej president, pa e përjetuar rritjen e tij në politikë. Po kush është nëna e tij e vërtetë? Ajo quhet Vera Putina dhe jeton në Metochi, në Gjeorgji, aktualisht është 88-vjeçe.

“Jam e bindur se Vova është biri im”, thotë ajo. Vova është një shkurtim i emrit Vladimir.

E vetmja gjë që ka prej Putinit, është një foto kur ai ishte 7 vjeç. Ekspertët britanikë, që e kanë shqyrtuar janë të bindur se ai është shefi i Kremlinit.

bobi
Nga bobi December 31, 2015 12:15
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*