Intervista me “Kajzerin” Bekenbauer pas Botërorit ’90-të

bobi
Nga bobi December 21, 2015 13:22

Intervista me “Kajzerin” Bekenbauer  pas Botërorit ’90-të

 

 

arjan  gjermoni

Nga Robert Papa
Tirana kishte filluar të zgjohej. Korriku kishte dhënë një goditje të forte.Ishin hapur Ambasadat e Huaja.
Shqipëria po ndryshonte, por qeveriratë ishin , ende të egër. Ismet Bellova u ndalua të prekte mikrofonin. Mëkati i tij? Një nga djemtë kishte hyrë te ambasada gjermane. Kjo ishte më shumë se pushkatim për Bellovën. Ndeshjet me ekipet europiane ishin më shumë se festa për rininë. Kur erdhi kombëtarja e Gjermanisë, pasi ishin shpallur kapionë Europe me Hrubeshin, Kaltz dhe Rumenigen, sheshi “Skënderbej” ishte mbushur si askurrë. Te Hotel Tirana, hynin vec ata që kishin dikë me pozitë. Ne i shikonim nga shkallët e pallatit të Kulturës.
Mbaj mend vitin 1971 kur Gjermania e Bekenbauerit dhe Mulerit luajtën në Qemal Stafa, Shënoi Muler. Kam qenë me tim at, re 20-shja, nga krahu që u shënua goli. Sic cdo fëmijë që do kishte psur atë fat, isha i mrekulluar se kisha parë nga afër Bekenbauerin dhe Mulerin. Mbaj mend shiun i imët dhe golin tinzar.
Banoja afër stadiumit, diku përbri Legatës Italiane ( sot Ambasada e SHBA). Karshi Legtës ishte Shtëpia e Fëmijës.pas ishte një oborr i madh dhe dilje pas 20-esh. Të vegjël, iu kërkonim të rrituve, pa i njohur fare: A vij dhe unë më ty? Kështu kam hyrë te 10-shja kur luante Tirana me nje ekip belg. Mbase dhe me “Ajaksin”. Mbas vitit 1982, unë filova si komentar futbolli dhe kosha një privilegj të madh, të shikoja nga afër ekipet e huaja.
Kam intervistuar dhe biseduar gjatë me yje si Brajtner,Lineker, Shilton, Bruking, Robson, Tomashevski, Platini, Suarez, Stromberg, trainerin Hodgson( sot trainer i Anglise), Gaskoinj, Uadell, Butragenjo, Mitcell, Zubizareta, Shuster, Birdslli…
Takimi me Bekenbaurin ishte i vecantë. Olimpiku i Marsejës luante me “Dinamon” e Birces. Duhet të ketë qenë shtator. Te hyrja e Hotel ‘Tiranës” hyri ekipi francez. Bekenbauer shumë modest përshëndeste të gjithë. I jam prezantuar si gazetar por edhe si admirues. Ai, pak me habi, ma thëne pse edne kam admirues në Shqipëri? Me mijëra, i kam thënë. Ndërsa ai po kryente veprimet te sporteli, i kam thënë se do doja të bëja një itervistë. Pse jo? Është përgjigjur “kajzeri”, por më ka thënë eja në darkë dhe flasim qetësisht.
Kisha nje kastetofon regjistrues të vogël( nuk qe imi, në gaZetë kishim vetë dy kasetofon regjistrues). Ndërkohë Bekenbauer më ka thën se dua të takoj një mikun tim. Unë fikosva vetëmemrin Pano. Nuk e di se cilin kam kontaktuar për të gjetur Panon e madh. S’ka vonuar shumë dhe Joti erdhi. Kisha gabuar. “Kajzeri” nuk kishte kërkuar Panajotin, por dikë tjetër. Ai erdhi vet. Ishtë një burr mesatar i shëndosh. Flokzi. Dentist. Nuk ia mbaj mend mbierminpor quhej Pano. Ai ishte miku i “Kajzerit”. Kishte qene student në Gjermaninë Lindore, por edhe përkthyes kur Gjermania kishte luajtur në Shqipëri. Në vitin 1974 Pano, dentist kishte shoqëruar Ilia Shuken dhe Zyber Koncin në RFGJ, kur luhej kampionati Botëror. Falë miqësisë me Franc Bekemnbauerin, ata ishin trainerët e vetëm që u lejuan të shikoni nga afër stërvitjet e gjermanëve. Traineri Shën, është interuar se ku ishin strehuar. Natyrisht në një hotel shumë modest, dhe gjermanët janë interesuar diku gjetkë. Dentisti shqiptar quhej Pano Lulo. Kishte studiuar në Gjermaninë Lindore. Nga mesi i viteve 60-të, Këlni kishte luajtur në Shqipëri, në mos gaboj me “Partizanin”. Pano kishte shoqëruar gjermanët si përkthyes. Aty ka takuar Overatin. Pastaj në vitin 1971, ka shoqëruar gjermanët.
Në vitin 1974, Bekembauer i ka ftuar në shtëpinë e tij, madje ka dërguar disa dhurata për Panajot Panon.
Këto ditë, kam takuar në Astoria në Nju Jorkut, Enver Hafizin, ish-lojtar i “Dinamos” së kohës së artë të Skënder Jarecit, trainerit shumë të zgjuar. Hafizi mbante mend se Bekenbaur ka ardhur si gazetar në vitet 80-të, kur Gjermania e Rumeniges pat ardhur në Tiranë. Ndeshja e “Shpresave” është luajtur në Shkodër. Bekembauerin e shoqëronte Iljaz Ceco, por edhe dentist Pano Lulo. Hafizi ,mmban mend se është përshendetur me “Kajzerin”. Dikush i ka përmendur Bizin , por gjermani nuk eka mabtjur mend, por më vonë i është kujtuar. “Kajzeri” nuk harronte Panajot Panon.
Mbaj mend se Bekenbauer është ulur me mikun e tij Pano dhe kanë shkëmbyer disa dhurata. Asokohe ishte habi që dikush të kishte mik Bekenbauerin. Pano më ka thënë dicka shkurt por nuk është zgjatur shumë. Te Hotel “Tirana”, cdo takim me të huajt vëzhgohej. Edhe pse ishte afër dhejtorit shpërhtyes, ende frika sundonte. Mund të dukej absurd se heronjtë e ambasadave e kishin vrarë frikën, por regjimi ende vriste në kufi. Dominoja e fundit mund të kthehej në gjakderdhje.
Në darkë vonë. Jam ngjitur te kati i dytë. Ekipi, thuajse po mbaronte darkën. Te dera ishin dy bodigardë. Njëri, me ngjyrë. Më kanë ndaluar, por vec një shenjë me dorë nga Bekenbauer dhe jam lejuar. Bekembaueri ishte ukur në ballë të tavolinës së gjatë. Kishin mbetur edhe disa lojtarë. Jam ulur djathtas tij. Më ka ofruar një gotë verë. Thjeshtësia dhe modestia e tij ishin shumë prekëse. Nuk kishte shumë informacion për Shqipërisë, as për futbollin e as për situatën, por u tregua i kujdesshëm pa provukuar sic më kishte ndodhur shpesh me gazetarë të huaj, apo me Pol Braitner në vitin 1988.
Nuk e di ku e kam atë kasetë. Biseda zgjati afro një orë. Iu është përgjigjur cdo pyetje dhe shpesh qeshte për pyetjet e mia. Mbaj men se e ka pyetur si ndodhi zënka juaj me Netzer, pas Botërorit kur ai shkoi me “Barcelonën”? Kemi qene miq , gjithmonë. Nuk ka pasur asnjë zënkë.. Ka qeshur…Pastaj ka folur për kampionatin e vitit 1974 dhe Mondialit 90.
“Me ka pëlqyer shumë, roli i gazetarit dhe komentatorit,- ndaj pranova intervistën.
Po për Amerikën, për “Cosmos”, c’farë mendonte? Edhe pse ishte viti 1990 për Amerikën nuk mund të shkruaje lirisht, qoftë edhe për sport. Unë kisha shkruar me dhjetra shkrime për Karl Lusin dhe atletikën amerikane, por k jo më kishte krijuar probleme. Disa herë, pa dashje, kisha cituar komente të Lineker ose Robson sipas BBC. Një tjetër “sakrilegj”, edhe pse citohej një futbollist. Madje edhe intervista me Bekenabuerin nuk do botohej te “Sporti Popullor”, sepse më kishin hequr nga faqja 4( sporti ndërkombëtar), ngase më 1988 kisha shkruajtur disa shkrime te “Kicker Magazine”, pa marrë leje te askush, por duke shfrytëzuar një mikun tim Albert Gajo, i cili punonte në Bankën e Shqipërisë. Ata kishin telex. Kam gjetur numrin e telexit të revistës gjermane dhe iu kam derguar një mesazh: Jam gazetar në “Sporti Popullor”. A keni nevojë për shkrime nga futbolli shqiptar? Përgjigjia ishte:Po, cdo javë! “Bajerni” do luante me “Tiranën” ( asokohe ’17 Nentori’). Unë cdo të dielë, pas ndeshjeve dërgoja shkurt me telex, nga zyra e Gajos, nje koment për kampionatin tonë, por kjo gati më kushtoi vendin e punës por u mjaftuan me një “vërejtje” në dokumenta dhe largimin nga faqja 4, duke më dhënë rubrikat e “Sportit masiv” por jo më si redaktor i lajmeve ndërkombëtare. E gjitha pasi erdhi një telex në redaksi, dërguar nga “Kicker” për mua.
Ndaj intervsitën duhej ta botoja diku gjetkë. Unë shkruja për “Zërin e Rinisë”,por jo rrallë edhe për “Punën” apo gazetën “Tirana”. Ata kishin dy redaktorë që mbulonin sportin:Thoma Dhima te “Tirana” dhe Teodori te “Puna”. “Zëri i Rinisë” dilte të shtunën, pra lajmi digjej. E kështu intervista u botua te gazeta “Tirana”. Adnand Hyka ishte fotografi që u caktua të na bënte një foto. Atë foto bardhë e zi, në hollin e Hotel “Tiranës” e kam si një kujtim të vecantë, natyrisht.
“Kajzeri” më ka folur për kohën me “Cosmosin” dhe aventurë amerikane. Me “Cosmos” luante Pele dhe Kinalja. Për kampionatin e vitit 1974 ai mendonte se :” Ne e meritonin fitoren. Rëndësi ka finalja. Anglia më 1966 fitoi me një gol të dyshimtë. Jam dakord, që në nuk luajtëm si brazilianët, por ai nuk ishte stili ynë. Të luanim stilin Brazilian të viti 70-të do të na duheshin lojtarë si Pele dhe Tostao. Ne luajtëm aq mirë sa na mjaftoi të fitonim me Holandën, por ishte edhe ndeshje dëfryese. Nuk mjafton kaq?”
Unë kisha lexuar se “Kajzeri” në mes të kampionatit mori drejtimin dhe ishte ai që vendoste dhe jo, trainer Shën. Po rai , ka qeshur përsëri: “Nuk është e vërtetë. Të gjitha ato lajme ishin sajesa.”
Edhe pse ishte një kohë e largët. Ne kishim dëgjuar për zënka mes tij,Netzerit dhe kolegëve të ekipit. Unë përsëri e kam pyetur për ato “zënka”. Ai ka pranuar se “kishim përplasje dhe nuk duheshin bërë publike. Një gazetar pa skrupuj i publikoi “-dhe “kajzeri” ka marrë një mësim.
Për mua, ishte puna e trainerit dhe jo e kapitenit të kritikonte kolegët,por “kajzeri” me butësi më ka thënë se “varet se si e shikoni rolin e kapitenit. Kapiteni nuk është vetëm për atë kokë a pil në fillim të ndeshjes. Ai është një zgjatje i autoritetit të trainerit. Kur nis ndeshja kapiteni shikon gjëra që nuk shikohen nga stoli. Shumë thanë se në humbëm me dashje me RDGJ-në, por nuk është e vërtetë.”
Kam ndenjur der vonë. Pastaj te holli poshtë kam ndenjur gjatë me Uadëll, të ciulit i kam treguar një foto të dy viteve apo 3 viteve më parë kur kishte ardhur kombëtarja e Anglisë, dhe ka mbajtur mend.
Nga biseda me Bekenbauerin, jo që më goditi më shumë ishte modestia dhe thjeshtësia e tij. Vinte nga një sezon me problem dhe një humbje në Tiranë do qe fundi i tij. Ka kërkuar ndonjë gazetë sportive, të paktën për formacionin e “Dinamos”. Ja, habitur kur më ka thën se nuk kam asnjë informacion ndaj cdo informacion prej gazetari do më ndihmonte.
Nuk ka gazeta sportive? ka pyetur.- Kemi, por një here në dy javë.-ishte përgjigja. E lamë për kafe të nesërmen në mëngjes. Do i sillja disa gazeta.
Të nesërmen, jemi ulur te salla e madhe në katin e dytë. Dhe kemi ndenjur afro një orë. Ndërkohë ka ardhur edhe fotografi Adnand Hyka dhe kemi bërë disa foto. Njëra shoqëroi intervistë që u botua te “Tirana”.
Para ndeshjes, “kajezeri” qendronte në pistë duke ndjekur stërvitjen. Unë shkova poshtë dhe të merrja informacionet. Më ka përshendetur përsëri me shume mirësjellje. Dhe dikush aka fotografuar. Një kujtim i bukur. Nëse e gjej të plotë intervistën do ta ribotoj.
muler gol e shqo 1971

bobi
Nga bobi December 21, 2015 13:22
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*