Blloku dhe hijet e tij

bobi
Nga bobi December 21, 2015 13:35

Blloku dhe hijet  e tij

Liljana Hoxha

Duhet të ketë qenë viti 204-2005, kur më ka marrë në telefon një ze femre. Jam Liliana Hoxha, më ka thënë. Dua të takoj dhe të uroj për emisonet. Kështu ka nisur një njohje, e më pas do  sillte një respekt reciprok dhe bashkëpunim. Ka ardhur të paktën 4 herë në “Fokus”. Kanë qenë emisone me  numër të madh shikuesish. Po thuhej një tabu. Unë që  merrja në emision gruan e djalit të Hoxhës, dhe ajo që vinte e ftuar te Robert Papa, që isha si  një tmerr për Bllokun dhe me imagjonin si dicka te egër ndaj tyre. Si diversant, si reaksionar. Prej asaj interviste,  i kam miq si Lialianën edhe Sokolin.

Kur kam organizuar një pritje për librin tim “Ngrica mes Uashingtonit dhe Tiranës”, Liliana ishte ulur në rradhën e parë, ngjitur me  Bashkim  Gazideden, madje gjatë koktejit kanë debatuar gjatë mes tyre.

Duhet të ketë qenë janar i vitit 2006. Kam rinisur “Fokus” te TVKoha. Kisha vendosur të mos rifilloja emisionin, por siç e them në komentin se: kur shikoj se hijet e sigurimit, ish-spiunë, hijet e Bllokut mbajnë peng ende Shqipërinë me mentalitetin komunist, shikoj se kam ende për të bërë. Për të sjellë te ju realitetin ndryshe që meritojmë ne.

I drejtohem Lilianës:

Strasburgu ka kohë që klith të dënohen krimet komuniste. Unë iu respektoj për guximin që keni pasur, edhe pse me statusin e kaluar, pjesë e Bllokut, Ju me guxim keni demaskuar, pikërisht atë regjim. Por shumëkush mund të thotë që Pse kjo dëshirë e madhe e Lilianës të shkruajë, të dalë në ekrane. Keni ju një kauzën tuaj?

Liliana ka heshtur. Ishte veshur bukur. Elegante. Me klas. E qetë.  Një pauzë disa sekonda. Unë kisha dhënë një  raport të shkurtër për dy ish-të burgosur politikë që jetonin në një barrake nga Liqeni, dhe pjesë nga gjyqi i Kadri Hazbiut. Ajo ruajti qetësinë dhe me ftohtësi bëri hyrjen sikur kishim vite që e kishim nisur  bisedën . Që në fillim, patëm një përballje miqsore. Civile dhe të natyrshme.

“Hhh…. Së pari, pasi pashë introduksionin e emisionit  , më duket vetja e padobishme, më duket vetja e kotë dhe ç’ka them. Më duket fukarallëk, pasi faktet dhe imazhi ishte kaq dramatic, sa çfarë mund të thuash më shumë.”

A duhet t’i thotë dikush më fal këtyre njerëzve?

“Padyshim. E kam fjalën, mua më duket vetja, çfarë mund të them unë më shume nga cfarë jetojnë ata. Ata dhe shumë të tjerë si ata, por nëqoftëse do t’i  drejtohem pyetjes suaj, nuk është se kam filluar sot të shkruaj, nuk është se kam filluar të preokupohem apo të impenjohem sot. Unë jam e lindur  kjo që jam. Unë vetëm kam vendosur të përballem publikisht  ose t’i jap opinionit  publik, i duhet apo jo është punë e tij, nuk është më skrupulli im, që çfarë përpunoj brenda  t’i japë jashtë. Kur këto që kam brenda,janë në të vërtetë dëshmi histore e të gjithe ne shqiptarëve.”

-E dënon Liliana Hoxha diktatorin Hoxha, I dënon krimet komuniste? Do të ishte  civile nga na juaj.

Ajo shfryn pak. Pauzë. Mendohet. Nënqesh pak.

Unë ndërhyj. Për çfarë është fajtor Hoxha, sipas jush?

“Shiko, pyetja është kaq e vështirë, dhe fillojnë njerëzit , ju e keni vënë re  si kanë filluar që nga Ramiz Alia dhe do qeshja edhe unë me të madhe .”

-Unë jam Robert Papa, jo Ramiz Alia

“ Jo , jo dua të them që, si fillojnë njerëzit, dikur e shanin tani kanë filluar  ta rivlerësojnë, si Ramiz Alia.”

-Unë dua  që zonja Lilian Hoxha i dënon krimet komuniste dhe diktatorin Hoxha?

“Duket sikur është e vështirë. Për mua nuk është aspak e vështirë, se unë s’kam pse të bëjë dredha , se s’kam bërë ndonjë herë dredha. Unë që në atë kohë nuk , domethëne si natyrë, unë nuk e duroj dot totalitarizmin. Të majtë apo të djathtë.”

-Pra, e dënoni totalitarizmin?

“Totalitarizmin nuk e duroj dot, dmth totalitarizmin e dënoj. Dhe aspektin totalitarist  të komunizmit, të cilin e kam kuptuar vonë, natyrisht që e dënoj me forcë dhe me gjithë qënien time.”

-Izolimin e Shqipërisë nga diktatura, e dënon?

“Tani, pikërisht këtu duhet të ndalem, që për mua është shumë e rëndësishme ideali komunist , që në vetvete unë nuk  mund ta mohoj , duke qenë me prejardhje komuniste, qoftë edhe edukatë 50 vjecare, apo 40,të paktën, në atë regjim. Kushdo që mohon gjithçka, gjithçka, mohon veten e vet. Nuk ka se si të mos ketë gjë të mirë, gjë të vërtetë në ato 40 vjet, për derisa është qënia e tij. Eshtë vetja e tij. Vetja ime. Jo se pata fat të vete e të jetoj në lluksin e Bllokut, po se isha një shqiptare si të gjithë të tjerat dhe prapë do kisha gëzimin e rinisë sime, bukurinë e jetës në përgjithësi. Jeta , gjithsesi, është e bukur.”

-Pyetja ime ishte kjo: E dënoni izolimin? Vrasjen e bashkëpunëtorëve të tij, e dënon?

“Pikërisht këtë doja të thosha. Aspektin totalitarist në përgjithësi po, kurse konkretisht, dhe atëhere duke jetuar ke Enver Hoxha, unë nuk mund të mbetesha indiferente dhe e bëja përgjegjës të drejtpërdrejt për pushkatimin e Beqir  Ballukut e këtej. Unë njifja  aspekt ekstrem vetëm këto raste. Luftën e klasave e njifja teorikisht. E njifja , thjesht si një parim marksist-leninist i socializmit.”

-Mendoni se është bërë e egër?

“Jashtëzakonisht e besoj. E besoj tepër dhe jam trumatizuar dhe me vjen keq që nuk e kam njohur në dimensionet e vërteta që atëhere. Që do ta pësonin dhe fëmijët , unë këtë e kam parë me rastin e Beqir Ballukut e këtëj. Domethënë, nga 74-tra e këtëj.”

-A ja keni thënë Hoxhës, ju , bashkëshorti juaj, që baba po vret Beqirin . Fëmijët e tij kanë qenë shokët e mij..

“Sokoli e ka shprehur këtë. Natyrisht, ai ka përgjigjen e tij në bazë të legjislacionit. Megjithatë, Unë do ta klasifikoja kështu:Unë , personalisht, bëj përgjegjës Enver Hoxhën për krimet e komunizmit , për çka është shkruar e zezë në të bardhë që ka sjellë , jo si pasojë , se pasojat i kemi bërë vetë, kemi luftuar njëri-tjetrin, por çka ka sjellë si detyrim totalitarizmin. Çka është e shkruar që përcakton metoda apo aplikim totalitarist , nuk mund të thuhet që Enver Hoxha nuk ka përgjegjësi, pavarësisht që për legjislacionin e kohës , ajo ishte një gjë normale. Unë di t’i ndaj, domethënë ndjeshmëria humane duhet të bëjë këtë ndarje, që megjithëse ishte e justifikuar  me legjislacionin përkatës, krimi politik , vrasjet mbeten vrasje. Dhe janë njësoj të dhimbshme.”

-Le të them Lilianë, një nga ata persona që foli, është dënuar për agjitacion dhe propagandë. Ka sharë, c’rëndësi ka. Eshtë normale ky lloj legjislacioni, që për një të sharë  dikujt  t’i iki jeta si atij?

“Padyshim që jo!”

-Po roli i Ramiz Alisë? Ju jeni e vetmja nga ajo pjesë e Bllokut që keni qenë demaskuese , e guximshme , do thoja, nganjëherë kam qenë dhe xheloz,se keni kaluar edhe më tëpër se sa unë në emisionet e mia. Kaq i zoti ka qenë ky Ramiz Alia? Që arriti me këtë lloj finokërie, t’i shpëtojë Hoxhës? Dhe të jetë akoma në lojë..

“ Unë ( qesh)..Unë me të vërtetë befasohem . Çdo njeri thotë doli kaq i zoti.”

-Se shkollë të lartë nuk ka pasur

“në krahasim me atë sa i keq (Enveri) se ai i bëri të gjitha e ky kaq i zoti.Mua nuk më duket zotësi të jesh spiun . Mua më duket të jesh i varfër në shpirt.”

-Ka qenë Ramiz Alia spiun?

“Ka qenë totalisht spiun. Ka qenë . Ka filluar që 17 vjeç, i arrestuar disa ditë gjatë Luftës Nacional-Clirimtare, apo në kohën e ilegalitetit, çka i ka thënë dhe vet ato. Eshtë arrestuar dhe liruar pas disa ditësh dhe është rekrutuar atje si agjent i SIM-it. Po, i UDB-së është prej  prejardhjes boshnjake. I KGB-së me kalimin e kohës përvet faktit..”

-Shitgja e agjenturës?

“Shqipëria ishte pjesë e Bllokut të Lindjes.”

-I ka ditur Hoxha këto?

“Jooo! Unë them që Jo! (nënqesh). Unë them që jo! Absolutisht, jo! Dhe , akoma. Lidhje me anën franceze , apo me atë pjesë të perëndimit që konsiderohet me interesa anti-shqiptare ndaj Shqipërisë.”

-Pro sllave?

“Pro sllavë. Edhe i ASFALI-së, pse jo, unë do ta mendoja edhe me tendenca dhe lidhje të rrezikshme fondamentaliste.”

I them Lilianës. Unë do ju them një emër dhe ju me nje fjajë do ma përkufizoni atë person.

-Ramiz Alia– Nyja plakë e agjenturës shqiptare të vjetër edhe të re.

Edi Rama-Terrorist

Nexhmije Hoxha– Pjesë e setit të agjenturës

Enver Hoxha– Bazament i ekulibrit moral dhe i identit shqiptar, lënë mënjanë ideologjinë edhe komunizmin.

Hysni Kapo-Pararendësi i Ramiz Alisë.

Bamir Topi- Gjë e bukur shqiptare.

Sali Berisha- Delirant pushteti.

Kadri Hazbiu- …Pjesë e agjenturës të kohës.

Xhelil Gjoni-Pjesë e setit , pjesë e kupolës  Alia-Kapo-Xhunglini

Vito Kapo-Një nga tre të kupolës.

Ilir Meta-Fshatar,ambicie fshatari për pushtet.

Fatos Nano-Horr pushteti.

Spartak Ngjela-Pjesë e klanit Ramiz Alia-Vito Kapo dhe Xhunglini.

Alfred Moisiu-Midis korrupsionit dhe autokracisë së qeverisë mbi presidentin

Liliana Hoxha-Shërbërtore e opinionit publik, t’i themi ambasadore ..

Robert Papa-Njeri i lirë

Tani si do t’i përgjigjesha unë si Robert:

-Ramiz Alia-.Frikacak

Edi Rama-Shtatlartë

Nexhmije Hoxha– Dibrane

Enver Hoxha-Diktator

Hysni Kapo- Fshatar

Bamir Topi– Pse jo kryeministër me vonë

Sali Berisha-.I sofistikuar

Kadri Hazbiu– ….Xhelat

Xhelil Gjoni– Arrogant

Vito Kapo– E rrudhura e Klanit

Ilir Meta-Ngulmues

Fatos Nano-Liberal

Spartak Ngjela-Krenar

Alfred Moisiu-Me fat

Liliana Hoxha..-Misionare

Robert Papa– Jo i sofistikuar

I them, se kontrabanda e duhanit ka paguar për një udhëtim të Ramiz Alisë. Flitet shumë për thesarin. Janë rreth 300 milionë dollarë të zhdukura në Nju Jork nga Ramiz Alia. Çfarë faktesh mund të më sillte zonja Liliana? Ku ka shkuar thesari ynë?

“Unë fakte të drejtpërdrejta nuk kam si të kem, por kam fakte indirekte që kanë të bëjnë me presionet.”

-A ka familja Hoxha  pjesë nga ky thesar?

“Duke folur pak për presionet që bëhen ndaj nesh, unë mendoj se hedh dritë në të vërtetën.”

-Sokol Hoxha dhe ju, ka pjesë nga ky thesar?

Sokoli dhe unë nuk kanë asgjë. Por unë dua të zbërthej që mendoj që Enver Hoxha nuk ka asgjë personale, edhe nëqoftëse ka diku të transferuar, që në kohë të tij, por sidomos, kjo e 90-ës,është tjeter gje, nuk dua t’i ngatërrojmë.”

-Kush kanë qenë njerezit që kanë pasur firmën e kodeve në bankat e huaja?

Pikërisht, për këtë dua të them. Sa kohë që ka qenë Enver Hoxha, natyrisht që ka pasur dijeni ai, padyshim Nexhmije Hoxha. Mendoj, nuk jam e sigurt, po nga analizat e mia dhe çfarë ndodh.”

-Bashkëshortja?

“Jo vetëm bashkëshortja, por për rolin e saj pas edhe deri sot. Një deputet i PD nga klani Xhunglini na ka thënë shkoni të merrni psurinë e Hoxhës në Dubaj..Unë dhe Sokoli s’kemi asgjë, të tjerë nga familja , po.”

Kjo ishte intervista e parë me Lilianën. Në fund i them a është dakort Liliana që te ish busti i Enverit të ngrihet një shtatore per krimet komuniste dhe ajo nuk tha jo.

 

Liljana Hoxha, gruaja e djalit të Enver Hoxhës, do më deklaronte për  “Fokus” se vrasja e Mehmet Shehut është thembra e Akilit “ për të parë se çfarë ndodhte në Shqipëri. Jo vetëm se iku një kryeministër shqiptar, gjë që është gjëja më madhore për një shtet, por mënyra se si iku ai, është për t’u  ndalur thellë, siç jemi ndalur si shoqëri për të parë  që është vrarë apo vetvrarë, por s’jemi ndalur kurrë se cilat ishin shkaqet e mirëfillta. Kush e coi Mehmet Shehun në vetvrasje? Kush përfitoi? Apo në  ishte vrasje. Cilat ishin qëllimet më të thella, që praktikisht kanë ngërthyer Shqipërinë? Pse jo dhe Kosovën. Deri sot jemi ndalur, si shoqëri, në faktin më elementar që ishte vrasje apo vetvrasje. Njeriu s’mund të rrijë symbyllyr, por prapë ka ngelur me kaq. Në ishte vetvrasje, ose e kurdisur në atë formë të tejskajshme intrigante,  dhe në ishte vrasje, që kështu del që ishte vrasje, kush e vrau  Mehmet Shehun?! Kujt i duhej që Mehmet Shehu të likujdohej? Mehmet Shehu ishte njeriu më i fuqishëm , pas Hoxhës. Ishte si karakter por kishte dhe fuqinë e pushtetit. Ishte edhe Hysni Kapo. Njeriu më besnik, quhej, i Hoxhës, dhe Hoxha ashtu besonte, sepse interesat mund t’i kishin të përbashkëta për të mbajtur pushtetin në emër të popullit, gjithmonë sipas tyre,ose siç thonin,  por Hysni Kapo nuk kishte atë aurorë të  Mehmet Shehut. Hysni Kapo, pavarësisht që kishte një pushtet, jashtëzakonisht të madh, se mbulonte kuadrin, duke e bërë qelizëm Shqipërinë me politikat e tij nepotike, që pse jo UDB-iste , në Sigurim, në Ushtri, në parti , në shtet, në ekonomi, në gjithçka. Pra ky ishte Hysni Kapo, që ka qenë edhe ambasadori i parë në Beograd. I martuar me Vito Kapon, pasi ndau gruan e parë. Dua të ndalem se si u kapën nga UDB-ja krerët krysorë të PPSH. Duam apo s’duam ne,Shqipëria prej Jaltës do ishte e Bllokut të Komunist.Po prej  Jaltës, mbase dhe prej Kominternit, Shqipëria do t’i lihej nën protektorat Jugosllavisë, për politikat rajonale, pse jo për ta bërë Shqipërinë një republikë të 7-të. Në këtë prizëm, nuk përjashtohet, pranohet bile, influenca jugosllave që me themelimin e partisë. Unë  e pranoj dhe kuptoj që këta të jenë të varur, në kuptimin e idealit për të mësuar nga më të mëdhenjtë. Por nuk mbeti këtu.Nuk ishte kjo. Dikush iu shkëput, ose mbeti vetëm idealist, dikush mbeti i rekrutuar. Rekrutimi dihet se me cfarë force dhe me cfarë virulence bëhej, për vet faktin e politikave të vjetra, çubrillovjane  të filozofisë jugosllave. Përveç krerëvë  të politkës shqiptare, janë gratë e tyre. Levizja e grave, ose strategjia e agjenturës nëpërmjet grave, është e përjetshmë. Kështu ndodhi edhe në Shqipëri. Cilitdo të ishin krerët kryesorë, të besonin , të qenë të rekrutuar, ata duheshin, detyrimisht të mbajtur peng  nëpërmjet grave. Pra gratë e tyre ishin një forcë, që përveçnexhi burrit, qëndronin dhe mëvete. Kjo është një gjë jashtëzakonisht e tmerrshme dhe jashtëzakonisht e panjohur në Shqipëri. Vito Kapo, Fiqirete Sanxhaktari, Nexhmije Xhunglini, kanë qenë të përgatitura që në Institutin “Nëna Mbretëreshë”. Kanë qenë të arsimuara, të përgatitura, të rekrutuara dhe them të trajnuara për të qënë të tilla më vonë. Unë kam shumë fakte, të cilat nuk mund t’i zbërthej të gjitha, por do t’i zbërthejmë me vdekjen e Mehmet Shehut.Me vdekjen e Hysni Kapos dhe me vdekjen e Enver Hoxhës.”

bobi
Nga bobi December 21, 2015 13:35
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*